• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Të blesh belanë me para!

by Mero Baze
28/03/2017 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Lulzim Basha mund të mos harxhohej. Udhëtimi i tij drejt SHBA-së me një ish- drejtor të tij, për të paguar biletën, në një “fundraising” republikanësh, do t’ia vlente nëse ai nuk ka lidhje dhe kërkon të njohë dikë. Nuk është as turp dhe as vlerë, të paguash për të njohur dikë, por është diçka që Lulzim Bashës nuk i duhet, pasi ai është i njohur mjaftueshëm si kryetari zyrtar i PD. Nëse i duhet të shkojë në SHBA, Ambasada e SHBA në Tiranë ja mundëson në çdo kohë. I vetmi arsyetim që do t’ia vlente, ishte të gjente dikë që t’ia bënte të lehtë nxjerrjen nga çadra. Por dhe në këtë rast, duhej doemos dikush nga qeveria, dhe jo lobistë grekë, që njohin dikë që mund të sigurojnë futjen me pagesë në darkë, e kështu me radhë.

Por meqë e bëri këtë budallallëk, mund të shmangte të dytin. Mund të shmangte përpjekjen për ta zbardhur vizitën përmes një blogu, duke e kërkuar vetë këtë. “Breitbart News”, që i përngjan “Fahriut digital”, i transferuar në SHBA, nuk është i besueshëm as brenda republikanëve. Si blog i përket një sekti radikalësh, që kanë teoritë e tyre konspirative mbi politikën dhe armët e vjetra të gazetarisë së angazhuar. Është aq i përfshirë, sa botuesi i saj kaloi pas zgjedhjeve këshilltar i Trumpit dhe i njihet merita e ndërtimit të rrjeteve që prodhonin lajme fallco në Ballkan mbi Klintonin, dhe që pastaj depërtonin në SHBA si “fake news”. Ah po, i njihet dhe merita e sulmeve ndaj Soros.

Por Lulzim Bashës nuk i duhet ky tip. Si ky dhe më të mirë se ky, për teori konspirative dhe budallallëqe, ka Çim Pekën dhe Fahriun. Biles me shumë më pak para sa ka harxhuar për të shkuar deri aty, ata mund t’ia ndërtonin vizitën nga këtu, pa shkuar fare.

Shkrimi i porositur me urgjencë, ku autori kishte bërë lëmsh të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e Lulzim Bashës, tregon se i kanë shkuar paratë dëm mes të tjerash dhe për punën gazetareske. Por mbi të gjitha, i kanë shkuar dëm për atë politike.

Lulzim Bashës nuk i duhen këta tipa. Ai duhet të heqë dorë nga ideja, që në SHBA ka një konspiracion kundër tij, dhe ai nuk po takon dot presidentin t’i qajë hallin. Ai thjesht duhet të jetë në një gjatësi vale me qeverinë amerikane, ose jo. Qeveria amerikane po i thotë shko në Kuvend, shko në zgjedhje dhe bë betejën tënde. Kurse ky po u thotë shqiptarëve, se një gomar në SHBA ka shkruar që problemi i Shqipërisë është Sorosi, falë viztës së tij në një darkë të paguar. Dhe të mendosh që vetë Basha, gruaja, kunati dhe gjysma e Kryesisë së PD, janë të financuar nga Sorosi për studimet  e tyre, e kupton lehtë sa i besueshëm është ky njeri.

Lulzim Basha duhet ta paguante dhe duhet të paguajë nëse i kanë mbet ende para drejtorëve të vet, pasi ky nuk fut kurrë dorën në xhep të tij, për ta hequr këtë imazh idiot. Ose të mos merret fare më me SHBA e Europën dhe të shikojë punën e tij.

Ideja se ai është në kërkim të një Amerike tjetër nga ajo që është, nuk e bën atë një Kristofor Kolomb të ri, por një Don Kishot, që shetit me Sançot e vet. Të paguash për të shkuar në një “fundraising” republikanësh, të rregulluar  nga disa lobistë grekë, dhe pasi ke ngel aty si “shit”, nuk ke nevojë të ripaguash për të treguar çfarë budallallëku ke bërë.

Për aq ngjarje sa ka prodhuar në Shqipëri, Lulzim Basha, nuk ka nevojë të paguash, se shkruan vetë shtypi ndërkombëtar, bile ai më seriozi, jo gazeta me pagesë si “Ushington Times” apo blogje kontraverse si “Breitbart News”. Dhe nuk është se nuk ka shkruar shtypi më serioz botëror për të. Ka shkruar “New York Times”, “Uashington Post”, “Telegraf”, “Time”, “Ekonomist” dhe gjithë media prestigjioze ndërkombëtare. Dhe e meriton, pasi është kryetar i opozitës që po rri 40 ditë në rrugë. Problemi është se ai shtyp ka shkruar dhe ka treguar pse rri në rrugë, kush e mban peng si politikan dhe çfarë duhet të bëjë. Dhe për të mos dëgjuar e lexuar shtypin serioz, shkon e paguan të përkthejë në anglisht shkrime që as “Fahriu digital” nuk do t’i botonte. Kjo tregon se ky njeri përveçse ka vesin të thotë gënjeshtra, paska dhe vesin që do t’i dëgjojë dhe të riprodhuara si të vërteta gënjeshtrat e veta. Por këtu nuk i hyjnë në punë njeriu.

Dështimi i udhëtimit të tij në SHBA, është një lajm i keq më shumë për qeverinë, se sa për të. Qeveria do të kishte interes dhe ndoshta do t’ia vlente të paguante, që ai të pritej në Uashington dhe të merrte një vendim serioz. Kjo e shkuara nëpër “dasma” me zarf me vete, dhe pastaj turpi tjetër, që paguan për të shpjeguar çfarë ka bërë, nuk i hyn në punë askujt Por sidomos atij vetë. Ai duhet të paguante të mos shkruheshin broçkulla të tilla, ku ai përshkruhet si kryebashkiak, si luftëtar antisoros, dhe si kryeministër i ardhshëm pas 18 qershorit. Vetëm ky njeri mund ta blejë belanë me para, duke paguar që të duket mashtrues. Pasi duket qartë që i ka porositur, pa i njohur. Dhe ata kanë lexuar Wikipedian, për të kuptuar kush e ka dhënë porosinë.

Next Post
Jehona ia kalon të motrës, shfaqet SEXY në rrjete (GALERI)

Jehona ia kalon të motrës, shfaqet SEXY në rrjete (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se pagoi Nuredin Dumani për t’i vrarë bashkëshorten\ Apeli i GJKKO liron Alban Bengasin

(EMRI) Zgjidhet zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

December 23, 2025
Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

December 23, 2025
VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

December 23, 2025
Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

December 23, 2025
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

December 23, 2025
Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin: Nuk e di a jam më një demokrat!

Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin: Nuk e di a jam më një demokrat!

December 23, 2025
“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”/ Berisha tregon aksionin politik: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”/ Berisha tregon aksionin politik: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

December 23, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

‘Ka vetëpërjashtuar veten’, Berisha: Salianji është një njeri që ka kaluar linjën e kuqe

December 23, 2025
Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

December 23, 2025
Drejtësia më shumë para në 2026-ën/ KLGJ 12 milionë euro më tepër! Më shumë para edhe për SPAK, vlera e akorduar….

Merren të pandehur dy ish-prokurorë – SPAK i akuzon për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com