• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të birit i grabitën “Audi Q7” 47 mijë euro në Milot/ Babai: S’më intereson fare mjeti, të gjenden njerëzit që i vunë djalit kallashnikovin në kokë, e ndoqi makina me…

by Java News
07/09/2021 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrahman Ahmetaj, babai i Meriton Ahmetajt, të cilit iu grabit makina dy netë më parë në Milot ka kërkuar që të gjenden autorët. Në një prononcim për KlanKosova, Ahmetaj tha se mjeti i vjedhur ven 47 mijë euro, por që atij nuk i intereson aspak kjo pjesë, vetëm që autorët të përfundpjnë pas hekurave.

Ahmetaj ka zbuluar edhe një detaj për njërën nga mjetet e autorëve, që sias tij ka pasur targa italiane. Ai tregon se grabitësit ia kanë pyetur të birin nëse mjeti i llojit “Audi Q7” kishte GPS apo jo.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit. Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr. Interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës. Vlera e veturës 42 mijë eurshe nuk ka rëndësi fare, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar,”- tregon Rrahman Ahmetaj.

Featured image of article: “A ka GPS?” Të birit i grabitën “Audin” 47 mijë eurosh në Milot, Ahmetaj: Nuk më intereson fare mjeti, të gjenden njerëzit që i vunë djalit armën në kokë, e ndoqi makina me targa italiane

Si ndodhi grabitja?

Meriton Ahmetaj, 27-vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, Kosovë ka qenë duke u kthye nga Mali i Zi bashkë me pasagjerin Fatlind Morina, kur në Milot u është bërë pritë nga dy makina, brenda të cilave ndpdheshin gjashtë persona të armatosur me kallashnikov. Grabitësit ishin vendosur në dy pika kyçe ku të kishin mundësi të bllokonin mjetin luksoz.

Në një prej makinave, e llojit “BMË” me fenelina policie ndodheshin tre prej tyre që dhanë dhe sinjalin të parët. Duke menduar se bëhej fjalë për policinë, Ahmetaj uli shpejtësinë dhe hapi krahun. Në këtë moment, grabiësit i bstisën të rinjtë, i kërcënuan, u morën makinën dhe u larguan.

g.kosovari

Next Post
15 mijë euro në muaj pension/ Ç’do të bëjë Merkel pas zgjedhjeve parlamentare? S’ka pse ta vrasë mendjen financiarisht, por si do ta kalojë kohën

15 mijë euro në muaj pension/ Ç'do të bëjë Merkel pas zgjedhjeve parlamentare? S'ka pse ta vrasë mendjen financiarisht, por si do ta kalojë kohën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In