• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të besuarit e Bashës dorëzojnë analizën e zgjedhjeve, shpallen emër për emër “armiqtë” e PD. Gati “beteja”

by Java News
05/07/2021 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të besuarit e kreut te PD Lulzim Basha i dorëzojnë sot sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Prej datës 20 qershor kryetarëve të degëve dhe drejtuesve politikë të PD-së u është dërguar një formular tip për të përshkruar me detaje arsyet që çuan në rezultatin final të zgjedhjeve.

Në fillim kanë qenë degët e PD-së në të gjithë vendin që kanë përfunduar analizën e zgjedhjeve.

Drejtuesit e degëve e kanë dorëzuar dokumentin e tyre në sekretarinë e organizimit që aktualisht në PD nuk ka një sekretar, por kompetencat janë deleguar nga Basha te Gazment Bardhi.

Formularët e plotësuar nga degët janë mbledhur nga drejtuesit politikë sipas çdo qarku dhe të besuarit e Bashës kanë përgatitur një analizë më të plotë duke përfshirë edhe materialin e tyre dhe sot më datë 5 korrik ia dorëzojnë sërish sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka 5 ditë kohë për të krijuar një përmbledhje të analizës për 12 qarqet dhe më datë 10 korrik, sipas vendimit të fundit të kryesisë së PD-së, është parashikuar që të mblidhet kryesia e PD-së. Këta të fundit do të njihen me rezultatin e analizës, si dhe do të ketë edhe listën me propozimet e degëve për Këshillin e ri Kombëtar.

Në pikën e dytë të analizës demokratët duhet të përmendin çdo emër të personave që pretendojnë se kanë ndikuar në mënyra të jashtëligjshme në mënyrën se si do të votonin qytetarët.

Në këtë mënyrë, ata që pretendojnë se në qarkun e tyre është kryer masakër elektorale, do duhet ta vërtetojnë atë me detaje duke përmendur emrin e gjithsecilit që ka ndikuar, por edhe duke e faktuar pretendimin e tyre.

Nëse nuk arrihet një analizë e tillë, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve në struktura, pasi edhe në udhëzim parashikohej që nëse nevojitet, do të ketë zgjedhje në struktura pas analizës. Drejtuesit politikë dhe ekipi i gjithsecilit do duhet të analizojë edhe ndikimin që ka pasur kandidati i çdo partie tjetër nga subjektet e tjera politike apo si të pavarur./m.j

Next Post
VIDEO/ Xhaka takon vajzën pas 6 javësh mungesë, përqafimi i tyre “thyen rrjetin”

VIDEO/ Xhaka takon vajzën pas 6 javësh mungesë, përqafimi i tyre “thyen rrjetin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In