• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Të besosh që Berisha nuk ka dijeni për manipulimin e zgjedhjeve, si ata që besonin se nuk po pushkatonte Enveri

by Roland Bejko
13/01/2025 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Bejko

Sot lexova ca shkrime nga do miq të mirë demokratë që me reagimet e tyre publike po përpiqeshin t’i tërhiqnin vëmendjen Sali Berishës se në Degën 2 të Tiranës janë manipuluar zgjedhjet për kryetarin e kësaj Dege, e me këtë rast i kërkojnë atij të ndërhyjë për ta korrigjuar këtë “aksident” që ka ndodhur sigurisht, si gjithmonë, pa dijeninë e tij. Etj.

Të besosh që Berisha nuk ka dijeni për manipulimin e zgjedhjeve në degët e PD-së, apo në çdo nivel ku ato zhvillohen, është po aq naivitet saç i atyre të atëhershmëve që i shkruanin letra Enverit, se me demek, ai vërtet nuk dinte gjë për krimet kundër shqiptarëve, pasi ato i bënte Mehmeti me Kadriun në kokën e vetë.

Të nderuar miqtë e mi të dashur, më lejoni t’u kujtoj se fajin për manipulimin e procesit të zgjedhjeve në Degën 2 në Tiranë, nuk e kanë as bashkëpunëtorët e afërt të Saliut, as anëtarët e grupit të punës të asaj Dege, kushdo qofshin ata.

Sepse si për çdo palë zgjedhje brenda asaj partie fajin e ka inxhinieria e një sistemi fallco të votimit që ka ndërtuar Sali Berisha qysh në zanafillë më 1991. Në historinë 34 vjeçare të PD nuk ka asnjë, po asnjë palë zgjedhje të të gjitha niveleve në të cilat ai ka pasur interesa të drejtpërdrejta, që ato të jenë zhvilluar në mënyrë demokratike. Kurrë, asnjëherë.

Me hile ia bëri Azemit, Meksit, Pjetrit, Pollos, birit të vet shpirtëror Bashës, (dhe këtij në fakt ia bëri paq), ashtu siç me hile ua ka dhe sot të gjithë atyre që vazhdojnë ta besojnë në mënyrë naive ende, se Doktori është templlari i fundit që mund të garantojë “gralin” e votës së lirë, meritokracinë dhe demokracinë në vetvete brenda asaj partie. Ai edhe kur është zgjedhur vet pa rivalë, nga forca e zakonit si megaloman bolshevik që është, i sunduar nga djalli i pushtetit si epsh kënaqësie që e ka, gjithnjë e ka falsifikuar rezultatin me shifra të rreme. Ti kërkosh Berishës të jetë i drejtë me votën, me meritokracinë, me demokracinë, është njësoj si t’i kërkosh ujkut të heqë dorë nga mishi e të ushqehet me lëpjetë.

Prandaj, edhe ata nga përtej e këtej Atlantikut që e kanë shpallur si minues të demokracisë e kanë peshuar mirë atë punë. Nuk ia kanë futur kot, joo.

Secili është i lirë të besojë ça të dojë. Njeriu nga natyra është i prirur të mos i besojë ca gjëra kur ia thonë. Thonë se i beson më mirë kur i heq në lëkurën e vet. Por kur nuk zhgënjehet nga dikush edhe kur e ka provuar në shpinën e tij, më falni, por atëherë nuk është më çështje naiviteti, por logjikisht kemi të bëjmë me diçka më shumë se kaq.

Emrin se çfarë quhet kjo gjëja që shkon përtej naivitetit po ua lë ta vendosni vetë.

Por sido që ta quani, nuk ka më asnjë rëndësi. Tashmë dëmi na është bërë të gjithëve njësoj si atyre që i besojnë dhe ne të tjerëve që e refuzojmë qenien sot të Sali Berishës në krye të PD. Qenia e tij aty është bllokim i rotacionit politik. E njëjtë do ishte edhe po ta bënte vërtet PD më të madhe, më të hapur, më të bashkuar, e më demokratike. Asnjë vlerë nuk do kishte as kjo “sakrificë” e tij për të kapërcyer vetveten.

Njësoj i bllokuar prej tij do ishte rotacioni i pushtetit. E di që nuk e besoni tani, por jam i bindur që do ta besoni kur të njiheni me rezultatin pas 11 majit. ( Natyrisht, nëse në zgjedhje do shkohet në gjendjen që është sot Berisha dhe opozita në tërësi).

Dhe diçka.

Kur mendoni se jeni ulur në të njëjtën tavolinë me Berishën dhe klanin e tij të ngushtë, mos besoni vërtet se jeni njësoj. Në tavolinë janë ata, por në tavolinë është dhe gjella. Ju jeni thjesht gjella. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më mirë për ju. Iu siguroj që do zhgënjeheni më pak.
Ps: Ky shënim u drejtohet veçanërisht dy miqve të mi të ndershëm, demokratë idealistë, me kontribute të mëdha në këtë parti, por edhe shumë të zotë në profesionet e tyre B.Ç dhe A. T

Next Post
Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit Nasufi, autori u largua me motor drejt Selitës

Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit Nasufi, autori u largua me motor drejt Selitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In