Nga Magdalena Ramohito
Menjëherë pas transformimit të Ekonomisë Socialiste në Ekonominë e Tregut, moment i cili rëndom është quajtur si fillimi i tranzicionit për të mbrritur në demokraci filloi, emigrimi masiv i popullsisë shqiptare drejt vendeve fqinjë perëndimore kryesisht, por edhe më larg.
E ulur përpara pasqyrës pashë një ‘reklamë’, në të cilën shkruhej: “ Më trego ëndrrën tënde edhe unë t’a realizoj në çast”!.
Edhe fillova t’i tregoja gruas, e cila do më ‘transformonte’ se dëshiroj t’i heq krejt flokët, duke i përshkruar asaj se si doja, që koka ime të dukej.
Gruaja u vendos përpara një përgjegjësie të tillë, njësoj sikur do të qethte vetë Mbretëreshën e Gjermanisë sikur të kishte një të tillë dhe mori dy kolege, të cilat nisën të më preknin kafkën e kokës, për t’u bindur nëse mund të realizohej “ëndrra ime”. Me kokën “e bukur” sipas ‘ëndrrës time” dhe e dobësuar, jo me qëllim në maksimumin e mundshëm u nisa për fluturim familjarisht drejt atdheut tim të dashur.
Në momentin, kur mbrita në të ashtuquajturin Aeroport të Tiranës, me gjithë mallin e grumbulluar dhe përfytyrimin e humbur pas katër vjetësh, për ç’ka kisha lënë pas, të parën grua, që takova me sytë e mbi të mbushur me lot, mora “komplimentin”: sa qenke shëndoshur dhe këto flokët e shkurtëra nuk të shkojnë fare.
Nisa të mësohem me këtë “kulturë të re”, ndonëse shumë e çuditshme dhe shumë shpejt u punësova. Aty në zyrë njoha një vajzë të bukur me origjinë tiranase e vjetër, e cila më orientoi mbi mënyrën e sjelljes në atë ambient. Më habiti shpirti i saj aq i bukur (degjenerimi i natyrës do thoshnin të gjithë filozofët) dhe sigurisht, që takimi me nënën time, ishte momenti, që më solli në vehte. Ajo sa më pa, më tha e shqetësuar: sa qenke dobësuar edhe me sytë me lot më komplimentoi mua edhe pjesën tjetër të familjes.
Aty mora edhe njëherë si dikur e vogël mësimet mbi ‘jetën e re “të ekonomisë së tregut” shqiptar.
Dhe ja ku jemi sot! Pas 32 vjetësh njeriu, që akoma vazhdon të marë meritën e sjelljes së demokracisë në këtë vend, të cilën realisht s’e, që e ka kthyer gjithë këtë popull në qesharak. Nëse në 2005 këtë realitet e kisha marrë shumë seriozisht, tani në moshën e pensionit kam filluar të qesh vërtet. Kur shkruaja në gazeta në atë kohë duke kritikuar Sali Berishën, për gjëmën që po i bënte këtij vendi, komentuesit simpatizant apo përfitues nga pushteti i tij, më shanin si një “grua në pleqërinë time të thellë” dhe kjo ishte e vetmja gjë që më bënte për të qeshur. Tani e kanë gjithë të drejtën, të më quajnë plakë, por në këtë moshë, që unë jam kam të drejtën t’u jap atyre ndonjë mësim, nëse duan ta dëgjojnë.
Kur njeriu është i ri, lufton natyrisht për të realizuar ëndrrat e tij deri aty nga mosha 45 vjeç, moshë në të cilën gabimet, që bën gjatë rrugutimit të tij edhe mund të pranohen nga shumica e opinionit publik.
Por mbas kësaj moshe, për çfarë arësye njeriu sforcohet, shtrëngohet, shtrembërohet dhe deformohet për t’i bërë njerëzit të qeshin me të?
Sali Berisha çdo ditë në këtë gjendje që është katandisur na tregon përralla me Kryeministër, i cili “do na bëjë çudira” duke na bërë të qeshim shumë me me të.
Aleati i tij Ilir Meta, bashkë me bashkëshorten e tij, në këtë moshë kur nuk kanë më nevojë as për famë e as për para, përse dalin nëpër TV publike edhe bëhen qesharake?
Një moderator televizioni, i cili e quan veten gazetar, që në fakt nuk është i tillë, ka 32 vjet rrjesht në shërbim të Sali Berishës dhe vazhdon t’a mbështesë atë, duk i venë në pozita qesharake “analistët” e panelit edhe veten e tij. Unë qesh kaq shumë me këtë “gazetar”.
Në një Televizion tjetër publik, një “analist”, i cili më ngjan si një hallexhi, që nuk është i aftë, të rrisë mirëqenien e familjes së tij (në djall të shkojë gruaja ehe fëmijët, kur në lojë vihet dinjiteti i një burri) nis të bëj analizën politike, duke u përpjekur të jetë i paanshëm, ndërsa moderatorja i ndërhyn edhe e kthen me fytyrën andej nga ai, ka interesin material dhe kjo lloj skene më shkakton të qeshura.
Një aktore, e cila në moshën e rinisë së saj ka qenë e bukur edhe vetë e ka thënë në një emision, se bukuria e saj ka qenë shkak xhelozie brenda llojit (vetëm bukuria nuk është arsye për t’u mburrur), në moshën, që unë kam tani, bën shfaqje dhe jep intervista, të cilat e venë në pozita qesharake.
Raimonda Bulku, pra aktorja për të cilën po shkruaj, e beson vetë se mund të na impresionojë ne, për faktin se ka qenë shoqe me vajzën e Diktatorit, por nuk ka pasur privilegjet, që i takonin si një aktore e famshme, sipas saj. Kjo më bën vërtet shumë për të qeshur.
Pas vitit 90, kjo aktore ka qenë shumë e re dhe e talentuar, nëse ajo e beson këtë, për të provuar të konkuronte në Hollywood, sepse mundësitë për talentet ekzistonin në atë kohë realisht, siç ndodhi me balerinët, këngëtaret e muzikës klasike etj. Çfarë e detyron këtë grua, në këtë moment të jetës ku dukshëm bukuria e saj e rinisë nuk ka lënë asnjë gjurmë, të dalë nëpër intervista dhe të bëhet qesharake, në vend të largohet nga vëmendja e publikut ashtu siç bëjnë zakonisht gratë e artit në moshën e saj. Është ajo vetë, por edhe dikush tjetër, që e vendos në këtë pozitë qesharake.
Pastaj mund të zbresim tek njerëzit e thjeshtë, të cilët i takojmë në rrjetet sociale, por edhe në jetën reale, në moshën time, por edhe më të vjetër.
Ditën e daljes time në pension e kam pritur me shumë dëshirë, thjeshtë dhe vetëm, për të dalë nga muret ku isha e izoluar dhe e detyruar të sillesha politikisht korrekt, sepse kisha interesa materiale për mbijetesën time dhe shpresoja se më në fund, bisedat me miq e mikesha do vërtiteshin rreth të shkuarës sonë të bukur, të kohës së respektit dhe dashurisë pa interesa edhe mbase ndonjë lot do na rrëshkiste mbi faqe. Por jo!
Në faqen tim në fb pothuajse shumica e’ moshës së tretë’, ishin talente të reklamave të ndryshme.
Nëse do ja tregoja dikujt këto mendime të mijat, me siguri ai do të më përgjigjej, se ne jetojmë në ekonominë e tregut.
Unë në hyrje të këtij shkrimi tregova se si funksionon ekonomia e tregut në vendin më të zhvilluar kapitalist në Europë.
Gjithë kjo, që kam përshkruar, nuk e ka qëllimin për të bërë moral. Në asnjë mënyrë jo! Ky është realieti shqiptar. Unë shoh fatkeqësisht një shoqëri plot me palaço, edhe kam shumë kohë, që po e pyes veten: Mbas moshës 45 vjeç, kush e di se sa vuan njeriu i shkretë, për të ndier nevojën për për t’u bërë si Palaço?
Kësaj pyetje nuk mund t’i jap dot përgjigje!
Ke shkrojtur një mrekulli.
Reale, të sinqertë, të ndjeshme shpirtërisht, të prekshme në realitetin tonë të përditshëm hipokrit, ku rrallë e më rrallë, has njerëz me karakter.
Ju admiroj për këtë kthjelltësi e zhdërvjelltësi përshkruese me ndjenjë shpirtërore të dlirtë.
Urime.