• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rriten përmasat e erozionit në bregdetet shqiptare, cilat janë zonat më të rrezikuara

by S T
15/02/2025 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet e shpejta, të vërejtura vitet e fundit në vijën bregdetare të Shqipërisë, dëshmojnë për ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike, zhvillimeve urbane të parregullta, por edhe pasojave që sjellin ndërhyrjet në mjedis. Sipas ekspertëve të mjedisit, 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë, prej më shumë se 400 km, rrezikohet nga erozioni.

Në mënyrë të vazhdueshme, deti Adriatik po merr sipërfaqe nga plazhet dhe pyjet, me ndikim në ekosistemet natyrore dhe veprimtarinë ekonomike të komuniteteve lokale në bregdet.

“Erozioni bregdetar nuk është realisht një fenomen i ri. Është realisht problematikë në bregdetin e Adriatikut, duke filluar nga delta e Lumit Buna duke vazhduar në zonën e Kune Vainit dhe në shumë segmente të tjerë bregdetar. Ai sjell dëmtime shumë të mëdha në ekosistemet bregdetare, por, njëherazi, edhe në shumë drejtime të tjera që kane lidhje me natyrën”, thotë profesor Ervis Krymi, Universiteti i Shkodrës.

Një studim i organizatës mjedisore “Eco Albania” veçon faktin se, erozioni në bregdetin e Adriatikut, më së shumti është i pranishëm në sektorë të gjerë të grykëderdhjes së Semanit, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të Gjirit të Lalzit, grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain të Lezhës, si dhe disa zona në Velipojë.

Kune Vaini është zona më e prekur në Shqipëri nga erozioni bregdetar. Këtu, banorët dhe bizneset vendase kanë ngritur prita me thasë me rërë, në përpjekje për të frenuar vërshimin e mëtejshëm të detit në territor.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini, i cili ndjek në vazhdimësi ecurinë e erozionit në vijën bregdetare të Shëngjinit, thotë se në zonën e Kune Vainit, çdo vit erozioni merr 2-3 metër nga bregu ranor.

“ Në mënyrë të veçantë, në periudhën aktuale, zona është mjaft e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe shpejtësisë me të cilën po ndodhin këto ndikime. Në mënyrë të veçantë, erozioni bregdetar është i tillë që po tejkalon edhe parashikimet e skenarëve për zonën. Mjafton të kujtojmë se, vetëm në pjesën veriore të grykëderdhjes së Lumit Drin, deti avancon deri në 20 metër në vit dhe e gjithë zona goditet nga stuhitë detare dy herë në vit, duke u bërë mjaft frekuente dhe të pranishme për zonën”, thotë ai.

Stuhitë e herëpashershme detare, përgjatë bregdetit të Shëngjinit, të cilat ndodhin nga muaji tetor, deri në marsin e vitit pasues, shoqërohen me erodimin e bregut të detit dhe dëmtimin e brezit pyjor me pisha.

“ Si rezultat, janë prishur balancat natyrore të furnizimit të bregdetit me sedimente të ngurta duke sjellë ndryshime gjeomorfologjike të fuqishme, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në vlerat natyrore të zonës, por edhe aktivitetin social-ekonomik të kësaj zone si në bujqësi, peshkim, turizëm, aktivitete këto që janë mjaft të rëndësishme për zonën”, thotë ai.

Përveçse në vijën bregdetare Kune Vain, erozioni po shfaqet mjaft agresiv edhe në grykëderdhjen e Lumit Buna. Krahasimi i pamjeve satelitore, nga viti 2012 deri në janarin e këtij viti, dëshmojnë për ndryshimet e thella në deltën e Lumit Buna dhe zhdukjen graduale të ishullit të vogël të Franc Jozefit.

“ Është shumë e rëndësishme që këto ekosisteme bregdetare të mirëmenaxhohen, të merren masa për mbrojtjen e tyre, të ruhet gjithnjë e më tepër nga ndërhyrja në shtretërit e lumenjve, marrjen e inerteve. Ndërhyrjet mund të dëmtojnë sedimentet e shumta përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, është e rëndësishme mbjellja e më shumë pemëve, pasi kjo do të ndihmonte që fenomenet negative të erozionit mos të na godasin përgjatë vijës bregdetare”.

Nëse nuk merren masa të shpejta për të frenuar avancimin e mëtejshëm të detit në brendësi të vijës bregdetare të Adriatikut, sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat e erozionit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mjedisin natyror, ekonominë dhe jetën e rreth 430 mijë banorëve që jetojnë përgjatë vijës bregdetare, por edhe në ecurinë e mëtejshme të sektorit turistik, si një nga burimet kryesore të ekonomisë së vendit./VOA

Next Post
BE: Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

BE: Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In