• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të bashkohemi për Shqipërinë Europiane”, Veliaj homazhe për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës

by A R
16/09/2024 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.

“Falenderime për të gjithë ata që u mblodhën bashkë para 82 vitesh me vizionin se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ashtu siç thoshte Konferenca e Pezës, përtej çdo dallimi, përtej çdo krahine, përtej çdo feje, përtej çdo ideje, jemi shqiptarë, jemi bashkë dhe kur bashkëpunojmë ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Jam shumë krenar që, jemi këtu sot së bashku me qytetarët, familjet e dëshmorëve, familjet e veteranëve dhe të gjitha familjet e të rënëve”, tha Veliaj.

Ai shtoi se historia na ka mësuar se e rëndësishme është të bëjmë gjërat e duhura, të drejta dhe të nevojshme, ndërsa u ndal edhe në disa nga investimet thelbësore të Bashkisë Tiranë për zhvillimin e kryeqytetit. “Uinston Çërçill thoshte se është shumë e nevojshme që të bëjmë gjënë e drejtë, gjënë e duhur, por ndonjëherë është akoma më e rëndësishme që të bëjmë atë që është absolutisht e nevojshme. Sot, që të respektojmë të moshuarit, është gjëja e duhur, por që qeveria të fillojë këtë reformë të jashtëzakonshme për të rritur pensionet, është gjëja e nevojshme. Sot t’u gëzohemi fëmijëve të vegjël është gjëja e duhur, por që të ndërtojmë 44 shkolla, nga të cilat 4 vetëm këtu në Pezë, është absolutisht gjëja e nevojshme”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj tha se pas ceremonisë zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve, dita në Pezë do të vijojë me aktivitete për fëmijë e të rritur. Në mesazhin e tij, Veliaj bëri një apel për bashkim, duke lënë pas ndasitë politike kur bëhet fjalë për punë që çojnë përpara zhvillimin e vendit. “Teksa ju ftoj të gjithëve në homazhe, fillimisht aty ku prehet Babë Myslymi, pastaj te varrezat e Pezës, dua t’ju njoftoj se do të kemi një ditë plot aktivitete, për t’ua kushtuar këto gëzime dhe këto ditë bashkimi atyre që luftuan, punuan dhe bashkuan shqiptarët për lirinë! Sot, më shumë se kurrë lipset që të bashkohemi prapë, si para 82 vitesh. Jemi të shpërndarë në disa parti, jemi të shpërndarë në disa bindje, në disa fe, por u takon gjithmonë atyre që qeverisin, atyre janë grupi më i madh, që ta hapin tryezën për të gjithë, që t’i shtrijnë dorën të gjithëve, që të përulen me respekt tek të gjithë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se amaneti i Babë Myslymit për ta bërë Shqipërinë “nuse të Europës” është shumë pranë realizimit. “Për sa i përket shumicës e mazhorancës sonë, ne i kemi zemrën, mendjen dhe krahët të hapur për këdo që do të punojë për Shqipërinë evropiane, për vizionin 2030, për Tiranën tonë të mrekullueshme, që ishte para dy vitesh Kryeqyteti Evropian i Rinisë, pastaj Kryeqyteti i Sportit dhe vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj shumë që amanetin e Babë Myslymit, për ta pasur këtë vend një nuse të vërtetë në Evropë, e kemi afruar sadopak pranë këtij vizioni e këtij qëllimi”, përfundoi fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës.

/a.r

Next Post
Ngjarje e rëndë në Porto Romano, vdes 22-vjeçari, bie nga shkallët e anijes

Ngjarje e rëndë në Porto Romano, vdes 22-vjeçari, bie nga shkallët e anijes

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Deviza e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare ishte fantastike “Të bashkohemi të gjithë,pa dallim feje,krahinë,ideje për të mbrojtur Shqipërinë”…sot Ti Z.Veliaj bashkohesh me hajdutët,se je hajdut vet …s’të ka mbetur as emër as nder… te ne shqiptarët T’i faqezi dhe Babloki yt që të drejton na keni kthyer shpinën…ti që shisje fiq për të jetuar…sot je miliarder dhe flet gënjeshtra për mrekullinë e jetës tonë nën regjimin diktatorial të Edi Ramës dhe tëndin…s’ke turp del dhe flet për mirëqënie,bashkim,vëllazërim..
    sikur ne jemi të afërmit e tu,që na ke vrarë pas shpime…Mos ua pafshim bojën ju,tradhtarëve të popullit shqiptar…ju hajdutëve që me gogolin e urisë kërcënonin jetën e ndershme të 791000 pensionistëve dhe të administratës që është në varësinë tuaj…kishe lekë sot në prag fushatë t’u ngresh rrogat punonjësve të bashkisë….O Zot..
    Jeni bërë palaço cirku…Ju keni miliardat,por nderin ë kombit,nderin e popullit që ju e mjeruat nuk e blini dot me para.Shqipëria është e jona .. Është e të gjithë shqiptarëve të ndershëm,që me punën dhe djersën e tyre…jetojnë dhe i bëjnë nder familjes,shoqërisë dhe Shqipërisë sonë të dhembshur…Reflekto Erion Veliaj.. është gjëja më e mirë që mund t’i bësh vetes dhe Shqipërisë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In