• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të arrestuarit në Shkodër, dyshime për sulm kundër kombëtares së Izraelit

by Java News
08/11/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër personat e arrestuar në Shkodër, si të lidhur me organizatën terroriste ISIS dhe militantë të saj me origjinë shqiptare dhe Kosovare, dyshohet se po planifikonin një sulm me armë kundër kombëtares izraelite. Skuadra e futbollit të Izraelit, pritet që në datën 12 nëntor të zhvillojë në stadiumin e Shkodrës në “Loro Boriçi” ndeshjen e futbollit me Shqipërinë. Mirëpo për garantimin e sigurisë së kësaj ndeshje futbolli, janë angazhuar dhe shërbime inteligjente të huaja dhe vendase.

Biseda për Izraelin
Një burim i tha gazetës Shqiptarja.com se katër personat e arrestuar si Medat Hasani, Xhezair Fishti imam i vetëshpallur, Bekim Protopapa i cili punonte si mjek në zonën e Malësisë së Madhe dhe Ergys Faslija, i cili ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që aktualisht punonte si berber në këtë qytet, gjatë takimeve të tyre kanë biseduar lidhur me mbëritjen në Shqipëri të kombëtares Izraelite. Ka dyshime të forta, se të arrestuarit mund të kenë dashur të venë në zbatim planin për të kryer një sulm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit. Megjitha kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime pranë prokurorisë dhe policisë thanë se për arrestimin e katër personave të sipërcituar kanë bashkëpunuar me një angjensi inteligjente të huaj. Nisur nga kjo situatë ndaj katër të arrestuarve është ngritur akuza e “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”.

Drejtues Xhezair Fishti
Sipas burimeve të prokurorisë, personi që mbante fjalimet në takimet në xhamitë, ka qënë shtetasi Xhezair Fishti,i cili ishte dhe njeriu që mbante ligjëratat dhe mësohet të jepte orientimet ndaj tyre. Akuza, thotë se ky person ishte krysori, për përhapjen e propogandës së ISIS, duke u dyshuar se i ka ftuar dëgjuesit ti bashkoheshin xhihadit dhe luftimeve në Siri dhe Irak. Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Falë këtij operacioni janë shoqëruar 16 shtetas të tjerë, nga këta 5 të huaj, Kosovarë dhe Maqedonas dhe 11 shqiptarë.Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.Ndërkohë që ka qënë prokurori Eugen Beci, ai që ka firmosur urdhër-arrestet për personat e dyshuar.Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre ska pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria, duke pohuar se po sakrifikohen vetëm për shkak se ata besojnë në fenë islame.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
VIDEO/ Tmerr në urbanin e Vorës, autobusi pushtohet nga uji, bllokohen udhëtarët

VIDEO/ Tmerr në urbanin e Vorës, autobusi pushtohet nga uji, bllokohen udhëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In