• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të arkivojmë në të shkuarën, monizmin…”/ Berisha në një drekë në Shkodër nxit ndarjen krahinore: Veriu i diskriminuar, pushtuesit e trajtuan më…!

by Java News
30/12/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte dje i pranishëm në një drekë të organizuar nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia. Në nisje të këtij organizimi, Berisha mbajti dhe një fjalë, teksa parashtroi objektivat e Partisë Demokratike për vitin e ardhshëm.

Berisha tha se veriu e veçanërisht Shkodra, është zona më e diskriminuar nga ana e qeverisë. Sipas tij, qeveria e ka trajtuar Shkodrën më keq se edhe vetë pushtuesit që ka njohur ajo.

Kryetari i PD-së, shtoi se Partia Demokratike do të dalë forca dominuese politike në vend dhe se kjo do të dëshmohet me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha: Ne e mbyllim një vit, siç e dini me suksesin më kryesor në rrafshin e qeverisjes, Bashkinë e Shkodrës. Por ne tani, jemi në prag të një procesi elektoral i cili kërkon shumëfishimin e forcave tona në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. Nga ana tjetër, ne këtë përpjekje të madhe, kemi arsye të ndiyhemi krenar dhe të sigurt. E vërteta është, që viti që shkoi, nga asgjë më shumë se opozita, qëndresa nuk mund të cilësohet.

Ky është vetëm një stacion për ne. Duhet të arrijmë të bëjmë më tepër kudo. Në fushatë elektorale, me qytetarët, me grupin parlamentar. Të dëshmojmë kudo dhe në çdo gjë, PD-në forcë dominuese të shqiptarëve. Forcë dominuese në mbrojtjen e kauzave të drejta të shqiptarëve. Forcë dominuese në mbrojtjen e normave, standardeve, interesave kombëtare. Forcë dominuese në kuptimin, fuqia morale e vendit, dhe pas 14 majit, një forcë politike që arkivon në të shkuarën monizmin e kësaj qeverie që quhet Rilindje.

Nuk mund të mos theksoj një moment tjetër, e bëjë këtë në mënyrë absolute nga asnjë lloj shtytje tjetër, por thellësisht patriotike dhe atdhetare përsa kohë e dua këtë vend. Përpjekjet në Shkodër dhe kudo duhet të jenë të jashtëzakonshme. Shkodra dhe veriu trajtohen më keq se çfarë janë trajtuar nga pushtuesit që kanë njohur. Shkodra ka potenciale të një shteti. Zor të gjesh kund një zonë që të kombinojë brigjet më të bukura, ekosistemet më mahnitëse. Zor të gjesh një vend tjetër që të përfitojë kaq pak nga këto bukuri përrallore për shkak të diskriminimit politik, anti shqiptar të saj.

Në javën e fundit, në një debat me superministren e Edi Ramës, shprehet se rruga Vau i Dejës-Koman nuk ka të bëjë me turizmin. Të cilën filluam ta ndërtojmë dhe dhanë urdhër ta ndërprisnin. Ata që kanë digat, ata të cilëve u është ndryshuar jeta në shumë mënyra për shkak të liqenëve të mëdha, nuk kanë asnjë lidhje me to./m.j

Next Post
VIDEO/ Merr flakë një pallat në Yzberisht, dyshohet rrjedhje gazi

VIDEO/ Merr flakë një pallat në Yzberisht, dyshohet rrjedhje gazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In