Të adhuruar, por edhe të ofenduar. Yjet e showbizit shqiptar nuk kanë ndryshim nga të ngjashmit e tyre kudo në botë, duke u përballur çdo ditë me vlerësime pozitive, por edhe negative.
Me krijimin e rrjeteve sociale tendenca është rritur së tepërmi.
Një pjesë e ndjekësve në internet shkruan komente negative, duke ofenduar edhe për gjëra personale.
Një pjesë e tyre zgjedhin të reagojnë dhe shpeshherë ka ndodhur të shpërthejnë ndaj këtyre komenteve, por shumica zgjedhin të heshtin.
Nga ky fenomen më shumë janë të prekur femrat se meshkujt.
Në fotografitë më poshtë mund të shihni disa nga ofendimet dhe komentet negative.