Të ardhurat nga lojërat e fatit janë rritur vitin e fundit në 18 milionë USD.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot në komisionin e Kuvendit për Ekonominë se, “në vitin 2013 mblidheshin 3.7 miliardë lekë, 37 milionë USD nga lojërat e fatit, sot mblidhen 54 milionë dollarë”.
Sipas tij, ndonëse janë më pak kompani të lojërave të fatit mblidhen 45% më shumë të ardhura. “Pra 18 milionë dollarë më shumë të ardhura”, – tha Ahmetaj./a.m.