• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të ardhurat e individëve që janë objekt tatimi në Shqipëri

by Java News
09/06/2017 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ligji shqiptar bën dallim në shkallën e taksimit të të ardhurave që përfitohen nga pagat dhe të ardhurave të tjera. Ndërkohë që grupi i parë taksohet në mënyrë progresive, çdo e ardhur tjetër taksohet me një taksë të sheshtë, në masën 15%. Të ardhurat e tatueshme janë të barabarta me diferencën ndërmjet totalit të të ardhurave bruto, me shpenzimet e zbritshme.

Tatimi mbi të ardhurat nga paga
Të ardhurat nga pagat taksohen me tri shkallë: 0% deri në 30.000 lekë në muaj; 13% për paga deri më 130.000 lekë, për diferencën nga kjo e fundit minus 30.000; si dhe me 23% për paga më të larta, për diferencën nga 130.000 e sipër.

Në të ardhurat nga pagat përfshihen: paga bazë; shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm si shtesat për vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore. Në shpërblime të tjera përfshihen të gjitha të ardhurat apo shpërblimet që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit; të ardhurat që merr individi në formë shpërblimi nga fondi i veçantë; nga fonde të krijuara me akte të ndryshme ligjore apo statutore të shoqërive, si pagë e 13-të, apo pagesa të ndryshme të kësaj natyre; të ardhura që realizohen nga pjesëmarrja e individit në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse, etj. Këto taksohen njësoj si pagat.

Përjashtohen të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose funksionarë të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilët, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat ose marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo Qeveria Shqiptare, kanë statusin e diplomatit.

Tatimi për fitimet e tjera
Sa më poshtë janë të ardhurat që tatohen me 15 për qind. Këtu hyjnë:

Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit. Nuk përfshihet fitimi neto (pas pagimit të tatimit mbi fitimin apo tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël) i personave fizikë tregtarë, pavarësisht nëse këta të fundit janë subjekt i tatimit mbi fitimin apo tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël.

Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit. Të ardhura nga qiraja do të konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e tokës, ndërtesave e objekteve të tjera që shërbejnë për banim, aktivitet industrial, tregtar, shërbimi etj., por pa u kufizuar vetëm në to. Vlera e dhënies me qira të ndërtesës përcaktohet në kontratën e noterizuar të qirasë,sipas legjislacionit të fushës. Në kontratë, veç të tjerave, duhet, detyrimisht, të përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja, në metër katror, dhe vlera mujore e qirasë së objektit.

Në asnjë rast, vlera e dhënies me qira të ndërtesës, nuk do të jetë më e vogël se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar me Vendim nga Këshilli i Ministrave. Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 % të çmimit të shitjes së saj, i cili nga ana e tij, është përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë, paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme. Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet një akt shitjeje apo dhurimi i pasurive të paluajtshme. Në këtë grup janë të ardhurat që rezultojnë, nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtesa.

Pagesa e tatimit bëhet pranë Hipotekës, para kryerjes së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.

Të ardhurat bruto nga interesa bankarë
Të ardhura nga interesat bankare konsiderohen të gjitha interesat nga llogaritë personale apo të përbashkëta të individëve, në banka ose në institucione të tjera financiare, si dhe të gjitha interesat nga depozitat personale ose të përbashkëta me afat, në formën e llogarisë me afat, çertifikatës së depozitës me afat, kontratës për depozitë me afat, si dhe çdo e ardhur tjetër në formë interesi.

Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme 
Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit; përfshihen të ardhurat bruto të fitura në llotari apo lojra fati sipas përcaktimit në ligjin “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”

Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licensat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike. Këto janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzikë apo shkencë, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë, filmat dhe regjistrime te ndryshme për radio apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete, informacion apo proçes teknologjik, lidhur me aktivitete industriale, tregtare apo shkencore.

Fitimi kapital nga dhurimi
Dhurimi është një kontratë, me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim, palës tjetër një send të caktuar, ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon.

Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të ardhura bruto të tjera
Në këtë kategori bëjnë pjesë, të gjitha të ardhurat e përfitura të cilat nuk janë listuar më lart. Shembuj të ardhurash të tilla, janë edhe të ardhurat nga enfiteoza dhe huatë. Me termin “enfiteozë” do të kuptohet kontrata, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorë dhe të përmirësojë një pasuri të paluajtshme. E ardhur nga enfiteoza konsiderohet, shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë, që i paguhet pronarit të pasurisë së paluajtshme, nga personi që e merr pronën në përdorim.

Në rastet kur marrësi në përdorim, sipas kontratës midis palëve, kryen shpenzime për përmirësimin dhe përshtatjen e kësaj pasurie për nevojat e tij, atëherë këto shpenzime do të konsiderohen, si të ardhura për individin pronar të objektit dhe do të tatohen sikur të ishin e ardhur nga enfiteoza.

E ardhur nga huaja, do të konsiderohet çdo e ardhur e përfituar, nga dhënia në formën e huasë e mjeteve monetare, apo të mjeteve të tjera të ngjashme me to.

Përjashtimi
Kush janë të ardhurat që përjashtohen nga tatimi në Republikën e Shqipërisë

Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta

Bursat e nxënësve dhe të studentëve

Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi

Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike

Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë

Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë

Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve

Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore

Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, culture

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor

Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar

Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Avokati i Presidentit Trump, hedh poshtë dëshminë e ish drejtorit të FBI-së

Avokati i Presidentit Trump, hedh poshtë dëshminë e ish drejtorit të FBI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

December 25, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

Mos rreshtni kurrë së ëndërruari

December 25, 2025
Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

December 25, 2025
“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

December 25, 2025
Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

December 25, 2025
VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

December 25, 2025
Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

December 25, 2025
Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

December 25, 2025
Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com