• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të ardhurat, 15 mld lekë mungojnë nga cigaret dhe nafta

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave sqaroi të ardhurat dhe shpenzimet përgjatë 11 muajve që lamë pas. Me anë të një deklarate thuhet se të ardhurat totale të buxhetit arritën 343.4 miliardë lekë nga 358.4 miliardë lekë të parashikuar për periudhën.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat e mbledhura nga Administrata Doganore “Taksa doganore” vazhdon të ketë performancë mbi parashikimin me rreth 7.6%; nga ana tjetër “Akciza” ka mosrealizim të planit prej rreth -10%. Renta minerale ka një realizim nën objektivin e periudhës me rreth -7%.

Ministria sqaron sërish, ashtu sikurse bëri edhe një muaj më parë se shkaqet e mos realizimit të ardhurave në këto sektorë vijnë nga faktorë të jashtëm. Sipas deklaratës në analizë të grup-produkteve subjekt i akcizës, vazhdojnë të mbeten problematike cigaret (rreth 500 ton më pak sesa 11-mujori 2014).

“Një efekt shtesë në mosrritjen e sasisë së importuar ka qenë edhe heqja e rritjes së akcizës në paketën fiskale 2016, duke evituar incentivat për hedhje në treg në mënyrë të përshpejtuar të cigareve për të evituar akcizat e rritura (tetori 2014 pati një import cigaresh prej rreth 518 ton ose rreth dyfishi i mesatares mujore të importeve). Kështu: i) importet e kafes janë rritur me 20%; ii) konsumi i karburantit është rritur me 1.4%; iii) pijet energjike janë rritur me 19%; iv) konsumi i birrës është rritur me 24%”, thotë Ministria.

Edhe renta për periudhën janar- nëntor 2015 është me ulje rreth 200 milionë lekë më pak se parashikimi ose -5.2%, dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 2.7 miliardë lekë më pak ose -42.9%.

Gjithë peshën për uljen e të ardhurave nga renta e ka grupi i produkteve “Rentë minerale /naftë bruto dhe minerale të tjera” në masën 100%. Ashtu si në rastin e TVSH-së në import, rënia drastike e çmimit të naftës bruto në 2015 përkeqësoi mbledhjen e të ardhurave në formën e rentës minerale.

TVSH (e brendshme) ka pasur një performancё pozitive e lidhur kjo edhe me luftën ndaj informalitetit, e cila ka rezultuar me rritjen e xhiros së tatueshme për muajt korrik- tetor 2015. Për periudhën janar – nëntor 2015 të ardhurat nga TVSH janë rritur me 1.1 miliardë lekë më shumë se planifikimi ose 4.3% më shumë, dhe një rritje kundrejt 11- mujorit të vitit 2014 në vlerën 2.3 miliardë lekë ose 9.2% më tepër. /Dita

Next Post

Videolajm/ Refuzojnë të paguajnë 'gjobën' e bandës, ekzekutohen në lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In