Teksa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar tashmë për gjykim të çështjes ndaj 21 të dyshuarve për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mashtrim në projektin e ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve në Fier, Elbasan e Tiranë.
Lidhur me faktin se ku kanë shkruar paratë e shqiptarëve për ndërtimin e tyre, analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, tha se burgu për ta nuk është ndëshkim, porse duhet analizuar dhe parë se ku kanë shkuar paratë, përkatësisht në veprën e tyre penale.
Ne na duket se një zyrtar i lartë apo tjetër, me anë të postit, fiton para të pista, shkon në burg dhe pakkush nga ne mendon se çfarë bëhet me produktin e veprës së tij kriminale.
Ne na duket se hesapet me këtë individ i kemi mbyllur sa kohë që e kemi mbyllur atë në burg. Nuk është kështu.
Kjo vazhdon të jetë mendësia e hershme e trashëguar nga komunizmi. Demokracia, kapitalizmi ka rregulla të tjera. Perëndia këtu është paraja. Merri produktin e veprës kriminale. Ne kemi njerëz të dënuar, ku gjithë Tirana e di se kanë shumë para, ku po shumëkush thotë “hallall burgu të gëzoj milionat”.
Ne e dimë se ata të inceneratorëve janë fajtorë, kanë vjedhur, kanë grabitur, grup i strukturuar kriminal, por këtë e themi ne dhe nuk e ka thënë akoma gjykata. Vazhdon të na duket e çuditshme që këta janë në kërkim dhe vazhdojnë të paguhen. Por do të vazhdojë të ndodhë kështu për një arsye të thjeshtë, sepse ka një kontratë formale e cila nuk është goditur në gjykatë. Nuk mund të prishet tani. Sa kohë është në fuqi, nuk ka askush forcë që ta ndërpresë.
/a.r