• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE do të akordojë 1 miliard euro për Ballkanin. Fushat ku do të investohen

by Java News
12/07/2017 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qëllimi i investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë dhe përgatitja e këtyre vendeve për anëtarësim në BE”, ka pohuar komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

“Ka projekte konkrete”, sqaron zyrtari i lartë europian, duke treguar sesi “është përgatitur për nënshkrim një marrëveshje transporti”. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet e BE-së, që forcojnë edhe raportet ekonomike dhe i japin impulse të reja rajonit.

“Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transportit dhe konkretisht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, të cilat në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë eurosh. E një rëndësie kyçe është të krijohet baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër rajonale, ku ka shumë potencial”, tha Hahn.

Komisioneri përcjell edhe bindjen e drejtuesve të tjerë të bllokut, kur thotë se vitet e ardhshme në rajon do të hapen rreth 80 mijë vende të reja pune. Problemet me Ballkanin, si gjithmonë mbeten afatet kohore të zbatimit. Premtime ka shumë, por implementimi është i ngadaltë, kujton Hahn. Ngërçin tjetër e përbëjnë hijet e konflikteve të shkuara. Zgjidhja nuk është e lehtë.

“Ne duam t’i bashkojmë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg. Por me përpjekjet tona, që këto vende – të cilat janë të rrethuara nga anëtarët e BE-së, – t’i fusim në infrastrukturën e BE-së në transport dhe në energji, krijohet një bazë për futjen e tyre në struktura të BE-së”, tha më tej Hahn.

Blloku është përgatitur konkretisht për 6 projekte të trafikut, që kanë të bëjnë me rrugët dhe hekurudhat. Projekti hekurudhor i njohur si “Korridori i 8” ndërlidh Lindjen me Perëndimin, e shkon  nga Bullgaria deri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa më pas mund të vazhdojë edhe për në Shqipëri.

“Ne kemi parasysh edhe rrugët ujore mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë”, thotë Hahn. “Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për ndërtimin e porteve. Edhe në sektorin e energjisë kemi financuar disa projekte, që duhet të ndërlidhin Malin e Zi me Italinë, por edhe Malin e Zi – përmes vendeve të Ballkanit – me Rumaninë”, vazhdon ai.

Në kuadër të samitit do të nënshkruhet dhe një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t’u jepen si kredi rreth 6.000 sipërmarrjeve.

ma.me

Next Post
Policia asgjëson edhe ‘rrënjët e fundit’ të kanabisit, shihni operacionin (VIDEO)

Policia asgjëson edhe 'rrënjët e fundit' të kanabisit, shihni operacionin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In