• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të afërmit tregojnë detaje nga jeta e Parashqevi Simakut në SHBA: S’e gjetëm dot prej vitesh, e shkatërruar për djalin

by A M
15/12/2024 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajmonda Xhafa, vajza e tezes së këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka rrëfyer në një intervistë për Report TV historinë e hidhur amerikane të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare.

Një video e publikuar në rrjet teksa ajo merrte ndihma, trazoi shqiptarët, por mbi të gjitha familjarët e saj që kanë prej më shumë se 1 dekade që nuk kanë asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit, takimin me Parashqevi Simakun, vajza e tezes tregon se e kanë pasur në vitin 1997 kur këngëtarja erdhi në Shqipëri dhe prej asaj kohe iku për të mos u kthyer më. Pas kësaj periudhe, Simaku është përballur me sfida të shumta, që kulmuan me divorcin nga bashkëshorti rreth vitit 2006, i cili i mori edhe kujdestarinë e djalit, Lukës, i cili sot është 22 vjeç.

“E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që të nisën urgjentisht se në Shqipëri po bëhet rrëmujë. Për tre ditë do niseni i thotë.

Bënë dasmën në Amerikë, na e ka treguar videon tezja. Lindi fëmijën, Lukën. Shkoi tezja një vit dhe nuk ia panë pasaportën që duhet ta shkelte çdo 6 muaj dhe mori ekspuls. Nuk shkeli më në Amerikë, gjithë jetën lot ka derdh se nuk e pa më atë fëmijë. Shkoi dhe vëllai ndejti një vit.

Diku filluan debatet, bëri disa disqe në anglisht. Nuk u eci, u divorcuan. Ia mori djalin. Ne mësuam me të dhëna, kemi vite që nuk komunikojmë me të. U bë shumë vite. Nuk na lejonte tezja. Se daja thonim ta kërkojmë tek Aida Shtino. Jo thonte e ëma, mos mi nxirrni namin gocës.

Të gjithë janë lodhur për ta kërkuar, nusja vëllait, goca e vëllait që ka në Francë. Ai përgjigjej ashpër, hajdeni merreni se nuk e dua më, kam marrë tjetër. Se një ditë do ta gjeni në koshat e plehrave thonte ai. Ne u mërzitëm shumë. Ajo u nis edhe njëherë, e kaloi Francën, por e kthyen. Kam kontaktuar njëherë edhe me një gazetar, me dha një adresë në Manhattan. E kemi kërkuar, por nuk e gjetëm”, tregon ajo për Report Tv.

Rajmonda Xhafa thotë se familjarët kanë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka kontakte as me djalin dhe as me pjesën tjetër të familjes.

“Na thanë që kaloi në depresion prej djalit. Ishte shumë e lidhur me djalin, e paguajti me kokën e vet. Ka qenë kënaqësia e këtij populli. Ka qëndruar në shtëpinë time në Durrës. Aman më thonë, ti të flesh në tokë unë ne krevat. Të keqen i thoja vetëm të kesh sukses. Është njeri shumë i mirë, por fatkeqësia të çon në këtë gradë. Çuni është sot 22 vjeç, ajo mbase nuk kontakton fare me djalin. Thonë që kaloi paralizë parciale, ajo ka dhimbjen e djalit. I thonte gocës së vëllait të vet, Roberto: Hajde se s’kam lek t’i paguaj qiranë se jam martuar kam marrë grua tjetër. Nuk e di pse e braktisi, të paktën të ishte brenda në shtëpi.

Çfarë mund të bëjë një nënë kur nuk e ka fëmijën në duar. Ajo është për të qenë, ne i njohim zërin, mimikën, fytyrën. Ju lutem ndihmojeni të bashkohet me fëmijën e vet. Nëna e saj ka vdekur, s’ka pasur kontakt. Ajo s’ka fol fare me të ëmën, ka vdekur me shpirtin plagë prej vajzës. I ati ka vdekur herët, është operuar në Amerikë, e pati atje. Fliste ndonjëherë me nusen e vëllai të vet, i ka treguar që mësueset e kanë përzënë nga shkolla. I kanë thënë po erdhe njëherë dënohesh me tre muaj burg nëse i afrohesh djalit. Në fillim ka pas kaluar mirë bashkë me burrin.

Ne nuk e kemi parë më fare që në ’97. Fliste me nusen e vëllait ndonjëherë shumë rrallë. I lutem shtetit shumë, meqë ajo ka kontribuuar, ka qenë këngëtare e mirë. Të bëjnë diçka, ta bashkojnë me djalin e vet. Ajo nuk vjen në Shqipëri po nuk pati djalin te sytë. E shkatërroi veten e vet për atë djalë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë që ka kontaktuar me djalin. Ju lutem shumë kushdo që ka mundësi, ta ndihmojnë, ta shërojnë. Kemi ngelur të surprizuar që foli shqip”, thotë ajo për Report Tv.

Ndërsa Robert Bazhuri, djali i tezes së këngëtares, sqaron se tentonte të lidhej me të në Facebook.

“E shikoja që 1 orë ose gjysme ore më përpara ajo e kishte përdorur mesenger. I bija e kurrë nuk ma hapte. E kam takuar për herë të fundit më duket në vitin 1999 kur kishte ardhur për koncert. Flinte te shtëpia e vëllait tim. Unë isha në Amerikë te vajza në Florida 2 vjet më parë thotë ai. Bëra çmos thotë për ta kontaktuar por ishte e pamundur. Shqiptarët atje nuk kishin asnjë kontakt me të”, tregon ai./ Shqiptarja.com /a.m.

Next Post
U plagos në atentat, Edi Lolo kishte pak ditë që kishte ardhur nga Dubai

U plagos në atentat, Edi Lolo kishte pak ditë që kishte ardhur nga Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In