• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të lidhur me librin dhe teknologjinë në Hub-et më të reja BiblioTech

by
06/07/2021 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ALBtelecom ofron përmes mbulimit me friendly Wi-Fi të 4 BiblioTech-ave një mundësi shumë e mirë për fëmijët dhe të rinjtë për të lunduar në internet të sigurt dhe për të mësuar më shumë.

Lehtësisht të aksesueshme në katër zona kyçe të Tiranës dhe të hapura për këdo që dëshiron t’i vizitojë, Bibliotech-at janë shndërruar në vende mjaft të frekuentuara. Çdokush që ka pasion Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit  mund të ketë akses në to, mund të regjistrohet në trajnime të ndryshme si dhe të bëhet pjesë e Bibliotech Talks, të parat mjedise të mbyllura në Shqipëri që ofrojnë Friendly Wi-Fi.

Një projekt tepër interesant mbi edukimin, trajnimin dhe informimin e brezit të ri për sigurinë online, inovacionin, programimin, kodimin dhe TIK-un në përgjithësi, katër biblioteka të Tiranës: “Musine Kokalari”, “Misto Treska”, “Hamit Beqja” dhe “Aleksandër Moisiu” janë kthyer në qendrat e para pilot me laboratorë të mirëfilltë teknologjikë.

Një pikë shumë e fortë e BiblioTech-ave është edhe mjedisi i sigurt online, falë filtrave të Friendly Wi-Fi, një nismë globale përqafuar nga Bashkia e Tiranës dhe mundësuar nga ALBtelecom. Fëmijët e të rinjtë që do të frekuentojnë BiblioTech-at do të jenë të mbrojtur nga pornografia, dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online dhe shfaqja e imazheve të papërshtatshme në rrjet.

Si pjesë e strategjisë së ALBtelecom për të sjellë internet për të gjithë e kudo, znj.Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom gjatë një takimi me të rinj të pasionuar pas risive dhe teknologjisë së informacionit i ftoi  ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re që është një vlerë e shtuar e një kryeqyteti modern si Tirana, duke theksuar që ky është një projekt, i  cili paraprin edhe shumë të tjerë, me fokus gjeneratat e reja. Pas donacionit të infrastrukturës së Wi-fi në Sheshin Skënderbej dhe në liqenin artificial të Tiranës ky është kontributi i radhës i ALBtelecom për qytetarët e kryeqytetit.

Ky bashkëpunim kaq intensiv me shumë projekte të Wi-fi falas në qytetin e Tiranës  flet vetë për përkushtimin e kompanisë për t’i ofruar qytetarëve mundësinë për të lundruar falas në internet,  me cilësinë më të mirë dhe të sigurtë, duke u bërë shembull i vazhdimësisë së projekteve të njëpasnjëshme të ALBtelecom në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin. Në ngritjen e infrastrukturës së ofrimit të shërbimit të internetit Wi-Fi, janë vënë në dispozicion pajisjet më avangardë. ALBtelecom do të vijojë me projekte të ngjashme për të qenë gjithmonë e më pranë qytetarëve, në përmbushje të misionit të saj për të sjellë internet për të gjithë.

Next Post
Prej kohësh ishte larg ekranit, pse Raffaella Carrà e mbajti të fshehtë sëmundjen

Prej kohësh ishte larg ekranit, pse Raffaella Carrà e mbajti të fshehtë sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In