• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taylor Swift, muzikantja më e paguar e vitit

by Java News
02/12/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pop ylli i njohur amerikan, Taylor Swift, bendi i cili së fundmi është shpartalluar “One Direction” dhe këngëtarja britanike Adele, janë ndër muzikantët më të paguar të vitit 2016. Kështu bëri të ditur revista prestigjioze “Forbes”, transmeton KTV.

Me fitimin e më shumë se 200 milionë dollarëve nga turneu, shitja e albumeve dhe të ardhurave të tjera, 26-vjeçarja Swift e fitoi titullin e muzikantes më të paguar të vitit.

Pas yllit të hitit “Bad Blood” në pozitën e dytë i gjejmë djelmoshat e bendit “One Direction”, të cilët gjatë vitit 2016 i kanë fituar më shumë se 110 milionë dollarë, kryesisht falë turneut të tyre të fundit “On The Road Again Tour”.

Bendi, i cili tashmë është shpartalluar përbëhej nga: Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik.

Në vendin e tretë të kësaj liste, e gjejmë yllin i hitit “Hello”, 28-vjeçaren Adele, me 80.5 milionë dollarë të fituar gjatë vitit. Adele, albumi i së cilës “25” ishte incizimi më i shitur i vitit 2015, e ka shijuar suksesin e tij me shitjen e një numri të madh të kopjeve, si dhe këtë shumë të hollash e ka fituar edhe falë koncerteve të shumta nëpër vende të ndryshme të Amerikës.

Madonna, e cila po ashtu ka gëzuar sukses të mirë gjatë vitit 2016, falë lansimit të albumit të fundit “Rebel Heart”, arriti që në këtë listë të pozicionohet e katërta me 76.5 milionë dollarë të fituar.

E, top-dhjetëshen e listës së përvitshme të përpiluar nga revista “Forbes” e plotësojnë, këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, me 75 milionë dollarë të fituar, ylli i muzikës country Garth Brooks, me 70 milionë dollarë të fituar, rok bendi veteran AC/DC, me 67.5 milionë dollarë të fituar, bendi i njohur botëror “The Rolling Stones” me 66.5 milionë dollarë të fituar, DJ i njohur Calvin Harris, me 63 milionë dollarë të fituar dhe mjeshtri i muzikës hip-hop, Diddy, me 62 milionë dollarë të fituar.

 

Bashkërisht, 30 muzikantët e përfshirë në këtë listë i kanë fituar më shumë se 1.8 miliard dollarë gjatë vitit që po e lëmë pas, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Gusht, shtrenjtohen ushqimet dhe shërbimi arsimor,inflacioni rritet 2%

Defiçiti tregtar në Tetor 28 mld lekë, 6.5 % më pak se një vit më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com