Taulant Xhaka mendon se Shqipëria mund ta kalojë grupin në Euro 2016
Mesfushori u shpreh i zhgënjyer pas humbjes me Zvicrën në ndeshjen e parë, por është i bindur se kuqezinjtë mund të ecin më tej.
“Zvicra dhe ne do të shkojmë në raundin tjetër. Graniti jep maksimumin për Zvicrën unë për Shqipërinë”, ka deklaruar Xhaka.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e ka kundër skuadrës pritëse, Francës, të mërkurën në mbrëmje në Marsejë.
D.I.