• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taulant Xhaka: Kemi shumë cilësi, largimet s’na dëmtojnë

by Aalison Pearse Stevens
07/09/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndeshje plot emocione ka qenë ajo mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Mbrëmja e së hënës nisi si në festë e vërtetë për Kombëtaren tonë, e cila shënoi me Sadikun që në minutën e nëntë. Megjithatë, ishte shiu ai që ndërpreu ndeshjen, për t’u riluajtur me minutat e mbetura ditën e djeshme.

Një fitore e merituar ishte ajo e Shqipërisë, e cila mundi në Shkodër Maqedoninë me rezultatin 2-1. Emocionet dhe festën e vërtetë të djemve kuq e zi, kush më mirë sesa një futbollist mund ta rrëfejë. Taulant Xhaka ka rrëfyer për “Summer Pages” atmosferën në dhomat e Kombëtares, duke zbuluar festën e djemve kuq e zi. Mesfushori ynë tregon se djemtë kanë festuar për fitoren në dhomat e zhveshjes, sepse fill pas ndeshjes, atyre do t’u duhet të shpërndahen në skuadrat ku lozin.

“Ka qenë një atmosferë shumë e ngrohtë në dhomat e zhveshjes. Të gjithë kemi festuar për fitoren. Mendoj se ishte një fitore e merituar kundra Maqedonisë. Ne bëmë një lojë të mirë dhe e merituam rezultatin. Festa nuk vijoi më tej, sepse na u desh të kthehemi tek ekipet tona ku lozin në diasporë. Megjithatë, jemi gëzuar shumë për këtë fitore. Kanë qenë momente të paharrueshme për ne”. Megjithatë, si një profesionist i vërtetë, Xhaka mendon se Shqipëria mund të bënte edhe një lojë më të mirë. “Duhet t’i përmirësojmë disa gjëra, sepse kishim mundësi ta mbyllnim lojën që mbrëmjen e ditës së hënë”, shprehet Xhaka.

Në prononcimin e tij nuk harron pa prekur edhe largimin e futbollistëve te Kombëtarja e Kosovës. Sipas tij, këto largime nuk e dëmtojnë skuadrën tonë, pasi si një ekip i maturuar, ka fituar tanimë besimin. Nuk harron pa vlerësuar edhe talentet që tashmë janë pjesë e Kosovës. “Largimet e futbollistëve nuk e dëmtojnë Kombëtaren tonë. Ne kemi shumë kualitet në ekipin tonë dhe shumë vetëbesim. Normal që Rashica është një talent shumë i mirë. Në fund të fundit të gjithë e kanë për vete dhe unë nuk dua të përzihem”, përfundon Taulant Xhaka reagimin e tij për “Summer Pages”.

BW/d.i.

 

Next Post
Tre shqiptarë në ekspozitën kolektive “Mirror Mirror” në Parlamentin Evropian

Tre shqiptarë në ekspozitën kolektive “Mirror Mirror" në Parlamentin Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com