• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Taulant Xhaka ka një lutje për tifozët kuqezinj

by Java News
09/10/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Xhaka njihet për grintën e tij, për karakterin si futbollist, por mbrëmë pak i pamë të shpalosura në tapetin e blertë të “Elbasan Arena” këto veti të mesfushorit të Bazelit. Ndoshta ishte njëlloj stepjeje e pakuptimtë e krejt kuqezinjve, që nuk luajtën me zemër, si herët e tjera, por gabuan njëlloj si ndaj Portugalisë, në kohën shtesë, kur u iku nga duart edhe barazimi, me të cilin “flirtuan” për 91 minuta.

Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer nga humbja, por edhe nga paraqitja “pa gjak” e beniaminëve të tyre ndaj Serbisë. Thënë ndryshe, në momentin deçiziv të kësaj fushate kualifikuesesh, kombëtarja jonë stonoi, duke mos e siguruar kualifikimin që mbrëmë. Tashmë mbetet të luhet edhe kualifikuesja e fundit me Armeninë, e cila vendos për fatin tonë. Fitorja në Jerevan na dërgon direkt në finalet e “Euro 2016”, ndryshe duhet të konsumojmë edhe “play-off”-in, ku marrin pjesë kundërshtarë shumë të vështirë.

Duke komentuar atë që ngjau të enjten në “Elbasan Arena”, Taulant Xhaka nënvizon mes të tjerash: “Faleminderit të gjithëve nga zemra për përkrahjen. Ne jemi shqiptarë me zemër, e kemi dëshiruar fort fitoren edhe ne, lojtarët, por fati nuk ishte në anën tonë. Vetëm pse kemi humbur nuk do të thotë të mos na përkrahni në ndeshjet e tjera, sepse kemi dhënë maksimumin, por kështu e ka futbolli. Jam krenar që jam SHQIPTAR.” (Telesport)

Next Post

Dogana: Nuk ka rrjet kontrabande, do të ndryshohet skanimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com