Taulant Xhaka i është kundërpërgjigjur Redi Jupit që e akuzoi se e zgjodhi Shqipërinë në momentin që nuk ka pasur alternativë tjetër për të luajtur,
Pas deklaratës së Redi Jupit se Lorik Cana dhe Taulant Xhaka kanë zgjedhur Shqipërinë në momentin që nuk kanë pasur alternativë tjetër për të luajtur, është vetë futbollisti i Baselit që ka një reagim për këtë çështje.
Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori i skuadrës zvicerane ka sqaruar edhe një herë zgjedhjen e tij në kundërpërgjigje me akuzën e bërë nga kreu i pankinës së skuadrës kuqezi.
“Jupi nuk di asgjë sesi kam ardhur unë te Shqipëria. Nuk e kam pritur Zvicrën për asnjë moment. Megjithatë, dua vetëm të rikujtoj për këdo që nuk e di situatën time se në atë sezon që kam zgjedhur Shqipërinë, kam luajtur me Bazelin në Champions. Kam qenë në një formë mjaft të mirë”, ka deklaruar Xhaka.