Taulant Balla ka shpëtuar gjallë vetëm për pak metra nga sulmi terrorist në metronë e Brukselit. Deputeti socialist, i cili gjendet në kryeqytetin belg, ka publikuar foto pas atentateve në Facebook, ku thotë se pak metra ose sekonda mund të kishin qenë fatale për të.
“Brukseli nen sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva ne stacionin e metrose Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund te ishin fatale. Edhe aty shperthim.
Duhet me shume force per te goditur terrorizmin. Jane te pabese”, shkruan Balla.