• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taulant Balla mungon në takimin me Ramën, Gjiknuri: Brenda PS nuk ka pakënaqësi

by A R
07/09/2021 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretariati i ri i Partisë Socialiste zhvilloi mëngjesin e së martës mbledhjen e parë pas Asamblesë, ku Damian Gjiknuri u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS, detyrë të cilën e mbante Taulant Balla. Edi Rama i la afat 100 ditë Gjiknurit për të ristrukturuar Partinë Socialiste.

Pas mbledhjes së sotme, duke folur për gazetarët, Gjiknuri u pyet nëse brenda PS ka pakënaqësi për ndryshimet e reja.

Sekretari i PS u shpreh se mund të ketë patur pritshmëri që nuk janë realizuar, por jo pakënaqësi.

Damian Gjiknuri: Brenda 2 vitesh ne do të kemi zgjedhjet vendore dhe në 4 vjet do kemi zgjedhjet e përgjithshme, dhe unë mendoj që është kohë e mjaftueshme dhe për të testuar riorganizimin e ri të partisë.

Pyetje: Paralelisht keni nisur me analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit e cila do të zgjasë deri në Janar?

Damian Gjiknuri: Do të zgjasë deri në fund të vitit dhe natyrshëm që fillimi i vitit do ta gjejë Partinë Socialiste besoj me një statut të ri, edhe me një riorganizim të ri për t’ju përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë, pasi mandati i tretë, e ka thënë dhe Kryeministri dhe kryetari i partisë, është një mandat i vështirë, njerëzit kanë pritshmëri, PS ka një eksperiencë të madhe por ka pasur dhe probleme për të cilat ne duhet të reflektojmë.

Pyetje: A ka pakënaqësi brenda strukturës drejtuese të PS dhe si do ta menaxhoni ju këtë si Sekretar i Përgjithshëm?

Damian Gjiknuri: Nuk e di pakënaqësinë, këto mund të jenë konstatime të natyrës së anekdodave sepse unë nuk kam dëgjuar ndonjë pakënaqësi të strukturës. Natyrshëm që brenda një organizate, aq më tepër vullnetare ka dhe pritshmëri të ndryshme. Mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie, por janë gjëra të një procesi që do të vazhdojë dhe do të fashitet rrugës dhe jam i bindur që PS ka kaluar aq prova dhe më parë sa të mbajë të gjithë ekuilibrat e nevojshëm dhe të nxjerrë më të mirën e saj përsa i përket ekipit që ka. Kështu që nuk shoh ndonjë problem.

Në mbledhjen e Sekretariatit të PS nuk ishte i pranishëm Taulant Balla, i cili ka aktualisht vetëm detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Mungesën e Ballës, Damian e Gjiknuri e komentoi si proces normal në funksion të detyrave të ndara.

Pyetje: U ndje mungesa e z.Balla në mbledhjen e Sekretariatit?

Damian Gjiknuri: Në ç’kuptim? Nuk e di, për këtë duhet të pyesni z.Balla. Por z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i grupit parlamentar socialist, kështu që mendoj ndarja e dy funksioneve gjithmonë është bërë në funksion të riorganizimit më të mirë.

/a.r

Next Post
U rrëzua ndërsa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 55-vjeçari në Kavajë

U rrëzua ndërsa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 55-vjeçari në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com