Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ne rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë deklaron se protestat e studentëve ishin hapi i parë drejt lirisë dhe pluralizmit politik demokratik.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh mirënjohje ndaj çdo kontribuesi në lëvizjen studentore shqiptare, që çoi në shembjen e mureve të diktaturës më të egër në Europë.
Balla gjithashtu në reagimin e tij ka shprehur keqardhje për degradimin e sotëm të asaj çfarë ka mbetur nga Partia Demokratike, që siç thonë themeluesit e saj, “ka reshtur së qëni forca e lirisë e demokracisë, shpresës dhe alternativës”.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
8 DHJETOR 1990 PROTESTA E STUDENTËVE, hapi i parë drejt lirisë dhe pluralizmit politik demokratik
Mirënjohje ndaj çdo kontribuesi në lëvizjen studentore shqiptare, që çoi në shembjen e mureve të diktaturës më të egër në Europë.
Keqardhje për degradimin e sotëm të asaj çfarë ka mbetur nga Partia Demokratike, që siç thonë themeluesit e saj, “ka rreshtur së qëni forca e lirisë e demokracisë, shpresës dhe alternativës”./a.p
Pluralizem! Sistem zgjedhor me gardhe dhe bajraktare