• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tatuazhet, 5 efektet negative që nuk i dinit

by
30/09/2015 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatuazhet, 5 efektet negative që nuk i dinit

Tatuazhet janë një mënyrë për të shprehur veten apo për të mbajtur gjallë kujtimin e dikujt të dashur. Por vizatimet me bojë nën lëkurë kanë edhe risqet e tyre kur është fjala për shëndetin.

Dr. Marie Leger, dermatologe në Universitetin e Neë York-ut, Langone Medical Center, ka studiuar efektet negative të tatuazheve. Ajo bën një listë të shkurtër të gjërave që duhen pasur parasysh para se të merret vendimi për të bërë një tatuazh.

Infeksionet

Një tatuazh i bërë jashtë kritereve higjienike mund të çojë në infeksion. Në fakt, infeksionet mund të vijnë nga elementë të ndryshëm të procesit, që nga personi që e bën tatuazhin e deri te boja. Në vitin 2012, në Neë York pati një rritje në masë të infeksioneve të lëkurës. Burimi i këtyre infeksioneve doli se kishte qenë boja e kontaminuar me një bakter të quajtur Mycobacterium chelonae, i cili shkakton acarim të dhimbshëm të lëkurës, që mund të zgjasë disa muaj. Ky lloj bakteri i përket të njëjtës familje ku klasifikohen bakteret e tuberkulozit dhe lebrozës.

Por përveç infeksioneve bakteriale, tatuazhet mund të shkaktojnë edhe infeksione virale dhe lytha.

Një këshillë, nëse tatuazhi juaj skuqet, enjtet apo ju dhemb, duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.

Alergjitë

Mund të zhvillohen alergji nga tatuazhet. Pacientët që nuk kanë pasur regim alergjik nga tatuazhet e para mund të hasin këtë problem nësë bëjnë tatuazhin e dytë ose të tretë. Mjekja sjell rastin e një pacienteje, e cila bëri një tatuazh dhjetë vjet pasi kishte bërë tatuazhin e parë. Si pasojë e një reagimi alergjik, të dy tatuazhet iu skuqën dhe filluan t’i kruheshin.

Alergjitë e tatuazheve mund të jenëtë vështira për t’u trajtuar, thotë ajo. Injeksionet e steroideve mund të ndihmojnë, por në raste ekstreme pjesa ku është bërë tatuazh duhet hequr në mënyrë kirurgjikale.

Fshehja e problemeve të tjera

Mbulimi i lëkurës me tatuazhe mund të fshehë probleme të tjera të shëndetit, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre në fazat fillestare. Ka pasur raste kur tatuazhet kanë mbuluar simptoma të melanomës.

Në vitin 2013, një burrë u diagnostikua me kancer të lëkurës, pasi tatuazhi i tij u hoq me lazer. Masa tumorale ishte fshehur nën bojën e zezë.

Ekspozimi në diell

Tatuazhet mund të rrisin rrezikun e djegies nga dielli. Një studim danez në 2014 nxori se 42 për qind e të pyeturve në plazh kishin pasur probleme me tatuazhet. Të paktën gjysma e tyre kishin simptoma si enjtje, kruarje dhe skuqje.

Edhe ngjyra e bojës së përdorur ka rolin e vet. I njëjti studim nxori se problemet më të mëdha me tatuazhet i kishin pasur ata që në lëkurën e tyre kishin vizatime me bojë të zezë, të kuqe dhe blu.

Probleme me rezonancën magnetike

Njerëzit që duhet t’i nënshtrohen një rezonance magnetike mund të kenë probleme me tatuazhet. Në vitin 2011, një futbollist profesionist pati djegie gjatë rezonancës magnetike. Rasti shkaktoi habi dhe mjekët menjëherë nisën kërkimet për të zbuluar shkaqet. Arsyeja ishin rrymat elektrike që formoheshin në hekurin që ndodhej në përbërje të bojës së tatuazhit. Mjekët thanë se pacientët me tatuazhe të zeza duhej të bënin kujdes, pasi kjo bojë përmban oksid hekuri.

Next Post

Ermali, Ami dhe Joeli në një portret familjar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In