• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tatimet zbulojnë metodat për hetimin e pagave reale te privatët

by Java News
30/10/2019 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore është përqendruar kohët e fundit në një aksion që synon evidentimin e pagave reale në sektorin privat. Janë targetuar kryesisht profesionet e lira të cilave tatimet u kanë çuar njoftime ku kërkojnë që të rrisin vetdeklarimin e pagave.

Në një prononcim për ‘Monitor’, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohoi se, identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetëdeklaruara nga tatimpaguesit. Tatimet pohuan se për të zbuluar pagat reale po përdoren metodikat e ndjekura që i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vetëdeklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

Më poshtë jepen përgjigjet e tatimeve:

Mbi çfarë bazë ligjore dhe informacioni po i dërgoni mesazhet tek bizneset dhe individët për kontrollin e pagave?

– Komunikimi me tatimpaguesit është element thelbësor në kryerjen e funksioneve nga AT që vjen në zbatim te ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

– Si do të arrini të verifikoni nëse individi nuk e merr realisht pagën që deklaron dhe çfarë veprimesh do të ndiqni pas këtij konstatimi?

– Synimi i administratës tatimore është të nxisë ndërgjegjësimin dhe vetëdeklarimin korrekt. Për të verifikuar pagën reale, instrumentet në dispozicion janë të shumta. Duke përdorur këto instrumente, përfshire hetimin e thelluar tatimor, do të arrihet të vërtetohet deklarimi i rremë. Më tej ligji përcakton qartë procedurat që ndiqen: kryerjen e vlerësimeve të reja tatimore, gjobat përkatëse dhe më tej deri në kallëzimet penale kur kemi te bëjmë me evazion tatimor.

– Si e masni pagën mesatare të tregut për kategori të ndryshme?

– Metodikat e ndjekura në këtë drejtim i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vetëdeklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

– A keni ndonjë vlerësim se sa është numri i individëve që nuk deklarojnë pagat reale dhe për cilat kategori është kjo me e dukshme?

– Detyrimin për deklarimin real të pagave domethënë llogaritjen mbajtjen dhe derdhjen për buxhetin e shtetit ë mbartin punëdhënësit.

Pas përqendrimit, fillimisht në eliminimin e punonjësve të padeklaruar, tashmë fokusi kryesor për administratën tatimore ndër të tjera është edhe mosdeklarimi real i pagave, fenomen i vlerësuar me nivel të lartë mospërmbushjeje. /monitor/

Next Post
Britania e Madhe shpall zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor

Britania e Madhe shpall zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In