• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tatimet zbardhin skemën si bëhet evazioni nga biznesi

by
06/08/2015 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evazioni dhe mashtrimet tatimore janë të disallojshme. Ekspertiza e tatimeve për llogari të Ministrisë së Financave sugjeron se, tek ne ato nuk janë shumë të sofistikuara, në krahasim me mashtrimet dhe marifetet financiare që mund të gjesh në vendet e zhvilluara.

Tatimet pohojnë se, mashtrimet kufizohen thjesht me mosdhënien e faturave dhe kuponëve tatimorë të pajisjeve fiskale dhe me mos mbajtjen në mënyre korrekte të llogarive dhe të bilancit kontabël.

Një numër tatimpaguesish mbajnë dy libra regjistrimi të transaksioneve të biznesit. Njeri, për të regjistruar biznesin e vërtete dhe tjetri për t’u paraqitur tek administrata tatimore, duke përdorur njëkohësisht edhe dy regjistra arke.

Kjo është forma më e përhapur e evazionit fiskal, por nga ana tjetër edhe format e tjera më të sofistikuara të tij po bëhen gjithnjë e më prezentë. Tatimet kanë pohuar se, janë zbuluar raste që kanë të bëjnë me kompani fiktive që krijohen vetëm për të lëshuar fatura të rreme tatimore me TVSH për evazion fiskal të tipit carrusel edhe tek ne.

Por, sipas tatimeve forma më shumë e përhapur dhe më e dukshme e evazionit fiskal tek ne shfaqet nëpërmjet ekonomisë informale të bizneseve të paregjistruara në administratën tatimore, nëpërmjet mosdeklarimit të saktë të numrit të punonjësve dhe nëpërmjet nëndeklarimit të pagave të tyre.

Në veçanti tregu i punës ka pësuar ndryshime të mëdha, transformimi ekonomik ka shkaktuar ndryshime esenciale në strukturën e sektorëve të prodhimit dhe të punësimit.

Aktiviteti ekonomik i sektorit informal bashkëjeton me sektorë të strukturuar, madje në disa raste ai konkurron me sukses. Janë evidente rastet kur sektori informal furnizon me lëndë të parë apo shërbime të ndryshme aktivitetet prodhuese dhe furnizon produkte të gatshme në treg duke lehtësuar dhe inkurajuar kështu evazionin fiskal. Lufta ndaj këtyre fenomeneve që çojnë në fshehje dhe evazion fiskal, kërkon vullnet të qartë, kërkon organizim të mirë, përkushtim, përgjegjshmëri dhe integritet moral të punonjësve përkatës të administratës tatimore, sqarojnë tatimet për Ministrinë e Financave.

Monitor

Next Post

Video/ Vallëzimi i veçantë i çiftit të sapomartuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com