• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet thirrje bizneseve: Paguani taksat

by A R
10/08/2017 19:13
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bëri thirrje të gjitha bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, të mos shmangin detyrimet dhe të paguajnë taksat në mënyrë korrekte, në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Përmes një njoftimi zyrtar, administrata tatimore vëren se informaliteti në sektorin e turizmit është i lartë, ndaj paralajmëron se ndaj bizneseve që shkelin ligjin do të merren masa të ashpra, deri në bllokim të aktivitetit.

“Nga monitorimi i kryer, në vijim të planit të turizmit, administrata tatimore ka konstatuar parregullsi, më së shumti për moslëshim kuponi, për punonjës të pasiguruar apo printera jofiskalë, problematika të cilat shoqërohen me penalitete deri në bllokim të aktivitetit tregtar për 30 ditë”, thuhet në njoftim.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, një pjesë e hoteleve restoranteve apo bizneseve të tjera të lidhura me turizmin, fshehin taksat duke punuar në informalitet.

“Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të vijojnë të jenë të rregullt në përmbushjen e detyrimeve tatimore si dhe të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues në këtë luftë kundër informalitetin, duke paraqitur çdo rast abuziv në: denoncime@tatime.gov.al, numrin e gjelbër 0800 14 14, numrin 0697073733 si dhe në rrjetet sociale të DPT”, sqarohet më tej.

Muajin e kaluar administrata tatimore nisi luftën ndaj informalitetit në fushën e turizmit, i cili sipas tatimeve, gjatë periudhës së verës shkon deri në 50 përqind.  /b.d

Next Post
Gazetari rus dënohet me 3,5 vite burg për ekstremizëm

Gazetari rus dënohet me 3,5 vite burg për ekstremizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In