• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tatimet/Spanja mbledh 1.2 miliardë euro nga Futbolli

by Java News
07/08/2018 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbolli është vënë prej kohësh në lupën e organeve fiskale spanjolle. Vetëm këtë vit, Agjencia e të Ardhurave në Spanjë do të arkëtojë 1.2 miliardë euro nga 42 ekipe të La Ligës dhe Segunda Divisionit e futbollistët e tyre.

Sipas përllogaritjeve, futbolli përbën 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Spanjë.Në sezonin 2016-2017, futbolli në Spanjë pagoi në formën e taksave e tatimeve 1.1 miliardë euro, ndërsa në 2015-2016 kjo shifër ishte 1.023 miliardë euro. Shifra që futbolli profesional do të derdhë në llogari të organeve tatimore në vendin iberik pritet të rritet në sezonet e ardhshme, e për sezonin 2019-2020 pritet të arrijë në rreth 1.5 miliardë euro.

Nga 1.2 miliardët që do të përfitojë Agjencia e Të Ardhurave në Spanjë, 847.2 milionë i siguron nga tatimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve, që aktivizohen në La Liga e Segunda Division. Në këtë shifër përfshihen edhe tatimi mbi të ardhurat personale të trajnerëve dhe pjesës tjetër të stafit të tyre.Pjesa tjetër prej 380.3 milionë euro janë pjesë që u takon klubeve ta paguajnë në formën e taksës, nga të ardhurat nga e drejta e imazhit.

Janë pikërisht të ardhurat nga e drejta e imazhit që ka qenë problematike për Agjencinë e Të Ardhurave, duke qenë se edhe evazioni fiskal i kryer nga lojtarët është kryer pikërisht në këtë fushë. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për futbollin spanjoll është reduktimi i vazhdueshëm i borxhit të klubeve me organet fiskale.

Në vitin 2011, klubet i detyroheshin Agjencisë së të Ardhurave 752 milionë euro, ndërsa në dhjetor të vitit 2017, kjo shifër është reduktuar në vetëm 96 milionë euro. Reduktimi më i ndjeshëm i borxhit të klubeve u pa në periudhën 2013-2014, me 218 milionë euro. Drejtuesit e La Ligës kanë parashikuar që në vitin 2020, borxhi me Agjencinë e të Ardhurave do të ulet në vetëm 54 milionë euro, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Arrestohet nëna, tentoi të shesë foshnjën për 18 mijë euro

Arrestohet nëna, tentoi të shesë foshnjën për 18 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In