• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

by Java News
29/05/2020 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush është larguar nga puna nga 1 marsi deri në 17 maj, do t’i jepet mundësia për të aplikuar për përfitim të pagës 40 mijë lekë, si pjesë e paketës të dytë financiare. Aktualisht me paketën e dytë për rastet e largimit nga puna me formularin ESIG27 para datës 12 mars dhe pas datës 10 prill te bizneset e mëdha, nuk lejohet të kryhet aplikimi për ndihmë, për shkak të këtij afati të përcaktuar me vendim.

Me këtë afat u “dogjën” dhe shumë të punësuar, që realisht mund të ishin larguar para datës 10 prill, por që ekonomistët e kishin deklaruar Esig27 pas kësaj date, pasi në bazë të ligjit atë kanë 10 ditë afat për të deklaruar largimin. (psh nëse punonjësi është larguar me datë 6 prill, afati i fundit kur deklarohet largimi i tij është deri në 16 prill).

Me një vendim të fundit, të Këshillit të Ministrave, u përcaktua që “ndihmën financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh e përfitojnë ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”

Aplikimi për përfitimin e ndihmës në tatime, përveç kriterit të afatit të largimit nga skema e sigurimeve, përfshinte që procedura duhej të kryhet nga kompania që ka larguar punonjësit. Mënyra e aplikimit për të përfituar ndihmën krijoi shumë pakënaqësi të punonjësit e larguar, madje shumë prej tyre pohonin se ishin penalizuar, pasi ndërmarrjet nuk kishin kryer aplikimin. Për të shmangur penalizimet, do të lejohet edhe aplikimi i drejtpërdrejtë nga punonjësit.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë”.

Në total deri tani sipas të dhënave të Ministrisë të Financave me paketën e dytë janë paguar 108,388 për 34,285 biznese. Përfituesit e ndihmës janë 61% e totalit të parashikuar. Shuma e fondit të paguar është 4,3 miliardë lekë. Në total me të dyja paketat janë shpërndarë 8,5 mld lekë.

PUBLIKOHET LISTA E SUBJEKTEVE DHE INDIVIDEVE PERFITUES

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën e individëve të rinj që janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh të paketës së dytë financiare, ku tashmë lista e përfituesve është zgjeruar, duke përfshirë ata që janë larguar nga 1 marsi deri në 17 maj (më parë përfitonin të larguarit nga 12 marsi deri në 10 prill), shkruan ‘monitor’.

Në listën (të cilën e gjeti të plotë në link në fund) janë përfshirë rreth 63 mijë individë dhe rreth 13 mijë biznese, të cilët nuk kishin përfituar ende nga paketa e ndihmës financiare.

Si do bëhet aplikimi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton publikun se ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues (sipas listave bashkëngjitur) do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh.

Lista e Individeve Perfitues Paketa II (2)

Lista e Tatimpaguesve Perfitues Paketa II (1)

Udhezues praktik mbi menyren e plotesimit te kerkeses per perfitim financiar, paketa 2 (2)

g.kosovari

Next Post
Këto janë shenjat me frikacake të zodiakut

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In