Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) kërkon nga subjektet përditësimin e kontakteve të tyre, sikurse mund të jenë numrat e telefonit apo adresat e-mail, pasi synon informimin e çdo tatimpaguesi në formë të personalizuar.
Në një komunikim me medien, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro kërkoi mirëkuptimin e subjekteve, duke qenë se deklarimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
Sipas tij, një pjesë e këtyre të dhënave në database rezulton të jetë e saktë, ndërsa pjesa tjetër ka nevojë që të përditësohet.
Përditësimi i të dhënave të biznesit në sistem lehtëson bashkëpunimin mes subjekteve dhe institucioneve dhe i shërben formalizmit të plotë të tregut.
/a.rada