• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tatimet bllokojnë “Agon”, gjobë dhe sekuestro për mospagim të sigurimeve të punonjësve

by
29/07/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telashet mes bizneseve të Francesco Beccheti dhe shtetit shqiptar duket se nuk kanë fund. Pas zyrtarizimit të akuzës në ngarkim të tij dhe të 4 personave të tjerë për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitim të paligjshëm të parave”, “pastrimit të parave” dhe “mospagim taksash”, veprime këto që sipas Akuzës i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 770 milionë lekësh, një tjetër urdhër sekuestro vjen këtë herë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Referuar shkresës së datës 20 korrik 2015, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, shoqëria “Agonset”, me administrator Maurizo De Renzis, ka një detyrim të papaguar në vlerën e 47.345.332 lekëve. Këto detyrime rrjedhin nga mospagimi i sigurimeve shoqërore dhe tatimi i të ardhurave personale të punonjësve.

Referuar këtij dokumenti, “Agonset”, e cila ka në pronësi televizonin Agon Channel, edhe pse i ka mbajtur punonjësve të saj nga paga vlerën e caktuar për sigurimet shoqërore dhe tatimen mbi të ardhurat personale, nuk i ka derdhur ato pranë arkës së shtetit.

Në shkresën e Drejtorisë së Tatimeve drejtuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit thuhet se nëpërmjet kësaj barre sigurie mbi titujt e pronësisë synohet të mos lejohet tjetërsimi i tyre, përfshirë blerjen e aksioneve, deri në shlyerjen e detyrimit tatimor nga ana e tatimpaguesit debitor.

Ndërkaq, në ngarkim të kompanisë “Agonset”, vetëm gjatë javëve të fundit nga Gjykata e Tiranës janë lëshuar dhe dy urdhëra ekzekutimi pas ankesave të dy subjekte të ndryshme, të cilat kanë kryer punime apo shërbime për këtë shoqëri, por nuk janë paguar, detyrime këto që arrijnë vlerën e 2 milionë e 500 mijë lekëve.

Top Channel

Next Post

Prezantuesja shqiptare foto me Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com