• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet apel debitorëve: Përfitoni nga ligji i faljes

by A R
20/11/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpaguesit, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.

Administrata Tatimore rikujton se data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar në mënyrë që këta tatimpagues të përfitojnë jo vetëm fshirjen e gjobave dhe interesave të regjistruara deri në datën e hyrjes së ligjit në fuqi, por njëkohësisht dhe heqjen e çdo mase administrative të ndërmarrë kundrejt tyre për mbledhjen e detyrimit me forcë.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara. Tatimpaguesit mund të konsultohen me legjislacionin tatimor lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja në udhëzimin e ministrisë së Financave.

Pak ditë më parë tatimet njoftuan se nga 2400 subjekte kanë paguar detyrimet e prapambetura në vlerën 1 miliard e 775 milionë lekë. Më shumë se 28 mijë tatimpaguesve iu janë fshirë automatikisht detyrimet për periudhën para vitit 2010 dhe për periudhën 2011-2014 janë fshirë detyrimet pas pagesës së principalit. Shuma e detyrimet të falura llogaritet 16 miliard lek, ndërsa përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.667 miliard lekë./b.d

Next Post
Vettingu / Nis punën Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Flet kreu i ONM: Vettingu nuk është 'show'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com