• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet apel biznesit të madh dhe të vogël: Si duhet t’i mbani llogaritë për TVSH!

by Java News
10/04/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tatimet kanë publikuar një material informues për biznesin lidhur me mbajtjen e regjistrave kontabile për qëllime tatimore.Personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo të Tatimit mbi Fitimin, janë të detyruar të mbajnë llogari, regjistrime dhe regjistra për të gjitha ngjarjet dhe veprimet, që përfshijnë: furnizimet e kryera nga ana e tyre, furnizimet e marra prej tyre nga persona të tjerë, për të gjitha importet nga jashtë vendit dhe eksportet për jashtë vendit, në përputhje me dispozitat e Ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, dhe me aktet e tjera e nxjerra në zbatim të tij.

Për regjistrimin e veprimeve ekonomike e tregtare, që lidhen me detyrimet tatimore përdoren: Librat, regjistrat apo dokumentacioni, i përcaktuar në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, në ligjin për Akcizat, në ligje të tjera të veçanta tatimore dhe në aktet nënligjore në zbatim te tyre.

Regjistrimi i operacioneve ekonomike e tregtare të personit të tatueshëm në libra dhe regjistra bëhet në mënyrë kronologjike dhe sistematike. Këto regjistrime do të shërbejnë, si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor të tyre.

Regjistrat dhe librat, nga ana e personave të tatueshëm, mund të mbahen edhe në formë elektronike. Regjistrat dhe librat e mbajtur në format elektronik duhet të garantojnë, në çdo kohë, një pasqyrim të plotë të veprimeve ekonomike dhe të të dhënave për tatimet.

Në këtë rast, personi i tatueshëm është i detyruar të lejojë hyrjen e administratës tatimore në çdo kompjuter, ku janë mbajtur librat dhe regjistrat.

Si regjistër për evidentimin e shitjeve me pakicë të kryera nga personat e tatueshëm shërbejnë: Edhe regjistrimet e bëra në memorien e pajisjes fiskale apo pajisjeve elektronike.

Qarkullimi ditor i memorizuar në këto pajisje, hidhet për çdo ditë, me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për shitjet me pakicë te dokumentuara me dëftesa tatimore. Totali i qarkullimit të realizuar sipas gjithë dëftesave tatimore të lëshuara gjatë një dite, hidhet me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve.

Tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël, për përllogaritjen e detyrimit tatimor, janë të detyruar të mbajnë :

Regjistra, libra dhe dokumente të tjera, si dhe të lëshojnë fatura tatimore, dëftesa tatimore dhe kuponë tatimorë, në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, dhe udhëzimin “Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, në zbatim të tij. Këto regjistrime do të shërbejnë si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor.

Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve, të mbajtura për efekte të TVSH-së, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël. (monitor)

ma.me

Next Post
Zyrtare, Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën (Ballisti) në Serbi

Zyrtare, Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën (Ballisti) në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In