• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet apel biznesit: Si duhet përdorur fatura tatimore kompjuterike e TVSH-së

by Java News
09/01/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorimi i faturave tatimore kompjuterike të TVSH-së, lejohet kur tatimpaguesi është i aftë të lëshojë fatura tatimore kompjuterike për çdo transaksion të tatueshëm, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve.

Për të ushtruar këtë të drejtë, tatimpaguesi paraprakisht duhet të depozitojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve:

a) një kërkesë me shkrim të shoqëruar me deklaratën ose vërtetimin përkatës, në të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për çdo transaksion;

b) Modelin e faturës kompjuterike që kërkon të përdorë, e cila duhet të përmbajë elementët dhe të dhënat e përcaktuara në ligjin për TVSH-në;

c) Tatimpaguesi tregon në kërkesën e paraqitur numrin e transaksioneve që parashikon të kryejë në një periudhë tatimore.

Pas miratimit të përdorimit të faturës tatimore kompjuterike të shitjes, tatimpaguesi menjëherë paraqitet dhe tërheq numrat serial në dispozicion pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. Çdo faturë e lëshuar sipas modelit të miratuar duhet të përmbajë detyrimisht shënimin “Përdorimi i kësaj fature është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me shkresën nr… datë…”.

Për çdo ndryshim në modelin, përmbajtjen, formatin e faturës për të cilën është miratuar e drejta e përdorimit, personi i tatueshëm duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pasi modeli i faturës së miratuar ruhet dhe bëhet pjesë e dosjes së tatimpaguesit. Nuk konsiderohet ndryshim përfshirja në sfondin e faturës ose në një sipërfaqe të caktuar të saj, e elementeve të reklamave, nëse ato nuk ndryshojnë formatin e faturës.

Kujdes! Nëse konstatohet se personi i tatueshëm ka keqpërdorur miratimin për përdorim të faturës tatimore kompjuterike, me qëllim shmangien e detyrimeve, ka lëshuar faturë jo sipas modelit që është miratuar nga Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve, ose ka bërë ndryshime në faturë për të cilat nuk ka njoftuar apo nëse faturat e lëshuara nuk përmbajnë numër serial të miratuar, shënimin që tregon aktin referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me të cilin është miratuar, atëherë tatimpaguesi dënohet sipas dispozitave të Ligjit Nr 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe udhëzimit në zbatim të tij./monitor/ma.me

Next Post
Filmat për të rritur dhe…gjërat që ‘ndezin’ femrën në shtrat

FOTO/ Kur Kate Upton përshëndet nga vaska...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com