• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TATIMET/ Amnistia fiskale, si duhet të përfitojnë bizneset

by Java News
23/11/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga përfundimi i afatit ligjor për fshirjen e detyrimeve tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një material të posaçëm, sqaron tatimpaguesit se si mund të përfitojnë.

Kompensimi i detyrimeve me tepricat kreditore

Tatimpaguesit, që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër, përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore, pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës kreditore deri në masën e tatimit principal të papaguar.

Kur teprica kreditore nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, tatimpaguesi duhet të kryejë pagesën e pjesës së mbetur të tatimit të papaguar në mënyrë që të përfitojë nga fshirja e dënimeve administrative.Kompensimi i tepricës kreditore me detyrimin tatimor të papaguar, zbatohet pa kontroll paraprak të tepricës kreditore nga Administrata Tatimore.

Ndërprerja e masave të mbledhjes me forcë nga Administrata Tatimore për detyrimet tatimore të papaguara që fshihen/shuhen, Administrata Tatimore ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë sipas këtij ligji.

Tatimpaguesit që nuk përfitojnë
Tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislacionit të fushës, nuk mund të përfitojnë nga fshirja/falja e detyrimeve tatimore të papaguara.

Detyrimet tatimore të papaguara në proces ankimimi
Për të përfituar nga fshirja e detyrimeve tatimore të papaguara të cilat janë në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor, tatimpaguesi duhet të heqë dorë nga ankimi administrativ ose gjyqësor në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente.

Bazuar në Ligjin Nr. 33/2017, datë 30.3.2017, të gjithë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar që kanë detyrime tatimore të papaguara ndaj Administratës Tatimore qendrore e vendore, mund të përfitojnë nga fshirja/falja sipas kushteve të përcaktuara në ligj.

Tatimpaguesit që nuk përfitojnë Tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislacionit të fushës, nuk mund të përfitojnë nga fshirja/falja e detyrimeve tatimore të papaguara.

Detyrimet tatimore që fshihen pa kusht
Detyrime tatimore të papaguara janë tatimi, kamatëvonesa dhe çdo dënim administrativ i lidhur ose jo me tatimin e papaguar. Fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore 31.12.2016 e më parë dhe që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit deri në 31.12.2016, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Fshihen/shuhen dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore që u përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.

Detyrimet tatimore që fshihen me kusht
Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën 06.05.2017, të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për:

  1. a) detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011– Dhjetor 2014;
  2. b) kontributet e sigurimeve, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011 – Dhjetor 2014;
  3. c) taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011 – Dhjetor 2014.

Për të përfituar nga fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të mësipërme, që rezultojnë të papaguara në datën 06.05.2017, tatimpaguesit duhet të paguajnë të plotë tatimin/taksën/tarifën/kontributin e papaguar të periudhës përkatëse tatimore.

Raste të tjera të përfitimit nga fshirja e detyrimeve. Fshihen detyrimet tatimore, për tatimpaguesit që rezultojnë të çregjistruar në QKB me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në Administratën Tatimore deri në datën 06.05.2017.

Fshihen detyrimet për deklarime të vonuara
Fshihen dënimet administrative tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas nenit 113, të ligjit nr. 9920,datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve.

Fshihen dënimet administrative për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara,

Fshihen dënimet administrative për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.6.2017;

Fshihen dënimet administrative (gjobat) si rezultat i aplikimit të dispozitave të ligjit nr.99/2015, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

Detyrime tatimore që nuk përfitojnë nga fshirja
Nuk përfitojnë nga fshirja të gjitha dënimet administrative të vendosura nga Administrata Tatimore në raste të konstatimit të shkeljeve të procedurave tatimore, si për moslëshim kuponi tatimor, për mosregjistrim të të punësuarve, për pengim të kontrollit tatimor, etj./monitor/ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e premte 24 nëntor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

TikTok humb betejën ligjore, arrin marrëveshje me qeverinë e SHBA për të paguar 400 mln dollarë, shkeli privatësinë e fëmijëve!

August 22, 2026
Policia greke publikon identitetin e fotot e 19 të arrestuarve për vjedhje, 17 prej tyre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

Në arrati dhe i dënuar për mashtrim, shqiptari kapet pas 12 vitesh i fshehur në Greqi, pritet të ekstradohet!

August 22, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

“SHBA kontroll të plotë në Hormuz”- Trump mesazh Iranit: Ata nuk janë gati që të bëjnë marrëveshjen e duhur!

August 22, 2026
Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

August 22, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

August 22, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com