• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet/ Aksion i madh ndaj bizneseve për kuponin deri në fund të vitit

by Java News
18/11/2018 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatimet do të shkulen në terren deri në fund të vitit. Administrata tatimore në muajt nëntor dhe dhjetor do të vijojë aksionin e kontrollit të bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor dhe regjistrimin e punonjësve.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri, deklaroi se aksioni do të fokusohet te bizneset e shitjes me pakicë. “Me keqardhje konstatojmë se jo në të gjitha rastet tatimpaguesit e respektojnë legjislacionin tatimor. Kjo është në syrin e të gjithë konsumatorëve, në syrin e të gjithë qytetarëve që bëjnë transaksione përditë me këta tatimpagues.

 Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri

 

Për këtë arsye, ne kemi vendosur që periudhën nëntor dhe dhjetor ta kthejmë në një periudhë aksioni të verifikimit në terren”, u shpreh Çurri. Sipas nëndrejtorit të Tatimeve, këto biznese zënë ¼ e të gjithë qarkullimit total të xhiros së biznesit. “Edhe ju vini re që jo të gjithë tatimpaguesit e pajisin blerësin me kuponin tatimor, që në fund çon në evazion fiskal dhe fshehjen e detyrimeve tatimore ta përkthesh në shifra, nuk është e lehtë.

 

Dy muajt e fundit, qarkullimi i dokumentuar me pajisje fiskale nuk ka shënuar rritjen e xhiros që ne prisnim. Është e vërtet që ka rënie xhiroje, por për rënie të xhiros së shitjes me pakicë. Këto muajt e fundit TVSH-ja ka performuar mirë, ku qarkullimi në total ka pasur rritje. Por në fakt, bëhet fjalë për rënie të qarkullimit me pakicë. Ne po mundohemi të vendosim në kontroll shitjen me pakicë, që janë ¼ e gjithë qarkullimit në total.

 

Kontrolli i shitjeve ka rëndësinë e vet, sepse nëse tatimpaguesit nuk lëshojnë kuponin tatimor, jo vetëm që fshehin detyrimin tatimor, por edhe abuzojnë me qytetarët”, u shpreh Çurri. Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve shprehet se biznesi i shitjeve me shumicë ka një rritje të shitjeve me faturë, ndërsa te bizneset në fashën e xhiros deri në 8 milionë lekë është konstatuar moslëshimi i kuponit tatimor.

 

“Sigurisht që pjesa më e madhe janë shitje me shumicë, shitje me faturë tatimore, e cila ka pasur rritje. Janë të gjithë tatimpagues që përfshihen në fashën 0-8 milionë lekë, që kanë detyrimin të lëshojnë kuponin tatimor. Pra, në përgjithësi janë tatimpagues të regjistruar në TVSH, përfshihen edhe tatimpagues të fashës deri në 2 milionë lekë që nuk janë të regjistruar në TVSH”, u shpreh Çurri.

 

AKSIONI

 

Aksioni i administratës tatimore për kontrollin e kuponit tatimor do të kryhet në qendrat urbane të qyteteve kryesore, në njësitë tregtare te akset rrugore, si dhe në tregjet e shumicës dhe pakicës. “Për këtë aksion kemi bërë një plan të detajuar veprimesh me të gjitha strukturat e verifikimit në terren, ku do të ushtrojnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e vendit. Kontrollet do të përqendrohen në qendrat e qyteteve, ku transaksionet janë më intensive, ku biznesi ushtron dhe kryen veprimtarinë më të dendur. Ky aksion do të fokusohet kryesisht në kontrollin e lëshimit të kuponit tatimor dhe kontrollin e punonjësve të regjistruar. Gjithashtu, përveç kontrollit të qendrave urbane, aksioni do të shtrihet edhe në akset rrugore, në tregjet e shumicës dhe të pakicës”, tha Çurri.

GJOBAT

 

Në fokus të kontrollit të administratës tatimore do të jetë moslëshimi i kuponit tatimor dhe mosregjistrimi i punonjësve. Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri, shprehet se ky aksion nuk ka si qëllim vendosjen e gjobave, por ai shprehet se tatimpaguesit që shkelin ligjin do të penalizohen. “Ne po bëjmë një plan të detajuar veprimesh për të intensifikuar veprimit tona në këto dy muaj për këtë fenomen. Çdo ditë kemi verifikuar rastet e shkeljeve. Po ashtu, kush nuk lëshon kupon tatimor apo nuk regjistron punonjësit, penalizohet sipas legjislacionit në fuqi. Sigurisht që qëllimi nuk është të gjobisim tatimpaguesit, por t’i bëjmë ata të lëshojnë kuponin tatimor. Gjoba në rast shkeljeje nuk është e lehtë, për moslëshimin e kuponit tatimor gjoba është 50 mijë lekë, po kështu edhe për shkelje të tjera”, shpjegoi Çurri. (Panorama)

Next Post
FOTOT/Ja çfarë gjallesash janë në thellësitë e detrave

FOTOT/Ja çfarë gjallesash janë në thellësitë e detrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

July 18, 2026
Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Mamdani: Netanyahu e ka vendin në Hagë

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Mamdani: Netanyahu e ka vendin në Hagë

July 18, 2026
‘Masakra’ me ndërtimet, mesatarisht 1 në 2 familje ka ngritur një objekt pa leje

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë: Këtë vit mbi 55 mijë aplikime

July 18, 2026
Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

July 18, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

July 18, 2026
Një “Kuvend” mjaftoi për të rrëzuar mitin e protestës horizontale

Një “Kuvend” mjaftoi për të rrëzuar mitin e protestës horizontale

July 18, 2026
Nuk e lejuan të vizitojë shqiptarët/ Serbia refuzon  kërkesën për vizitën e ministrit Sveçla

“Gënjeshtare patologjike”, Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

July 18, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump rikthen sulmet ndaj shteteve dhe Kongresit, “inspektorët” e tij të rinj gati të nxisin kaos

July 18, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Mbi 700 mijë euro vjedhje në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Debati i madh që dëgjova mes Matajt e Dunit

July 18, 2026
Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In