• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

by E B
17/05/2026 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë kanë afat deri më 5 qershor që të aplikojnë për të lidhur marrëveshjen e “Paqes Fiskale” me administratën tatimore.

Duke përjashtuar vitin 2026, në vitet e ardhshme aplikimi për të lidhur marrëveshjen do të bëhet brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave që është 31 Marsi. Aplikimi bëhet online sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në sistemin e-filing ku ngarkohen edhe dokumentet e nevojshme.

Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, vërtetim nga Prokuroria që nuk ka procedime penale, një dëshmi penaliteti, vërtetim që nuk është në proces ankimi administrativ, vetëdeklarim që nuk realizon projekte koncesionare dhe vetëdeklarim që nuk është në dijeni për procedime penale në fushën tatimore.

Përmes marrëveshjes bizneset negociojnë fitimin me administratën tatimore kundrejt një tatimi më të ulët. Mbi fitimin e deklaruar të një biznesi vjet, do të shtohet një marzh 18% për këtë vit, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%. Praktikisht një biznesi me fitim 2.8 milionë lekë në 2025-ës, i shtohet një marzh prej 18% ose 504 milionë lekë këtë vit, duke e çuar fitimin në 3.4 milionë lekë, që tatohet me 15%. Ndërsa çdo lekë mbi këtë vlerë do tatohet me vetëm 5%.

Po ashtu, kush hyn në këtë marrëveshje me tatimet, ka të drejtë të kërkojë edhe të korrigjojë pasqyrat financiare të 3 viteve të mëparshme, duke rritur deklarimet, të cilat i nënshtrohen një tatimi me 5%, nga norma prej 15% që është tatimi aktual.

Tatimet sqarojnë se për të korrigjuar deklaratat duhet që brenda 30 qershorit të këtij viti bizneset të paguajnë diferencën e tatimit pas ndryshmit si dhe të depozitojnë elektronikisht pasqyrat e reja

Nga bizneset e mëdha, nuk do përfitojnë ato që kanë tashmë norma të reduktuara tatimore, që kanë detyrime të papaguara, janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë subjekt hetimi nga administrata tatimore.

Marrëveshja zgjat vetëm 1 vit, me mundësi rinovimi deri në 2 vite të tjera. Por ajo mund të ndërpritet nëse tatimpaguesi nuk realizon rritjen me mbi 18% të fitimit të tatueshëm, pezullon aktivitetin, është në proces riorganizimi, nuk përmbush detyrimet ose kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron gjithashtu që i gjithë ky proces do të monitorohet për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash duke shkëmbyer në kohë reale të informacionit me Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

“Gjatë vlefshmërisë së marrëveshjes së paqes fiskale, për tatimin mbi të ardhurat e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi nuk kryhen kontrolle tatimore të plota në vend, përveç rasteve kur për tatimpaguesin është regjistruar një çështje hetimore në proces për konsumin e veprës penale të krijimit të skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar apo fshehje e të ardhurave, sipas parashikimeve në Kodin Penal”, sqaron ndër të tjera administrata tatimore./Shqiptarja.com

Next Post
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com