• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet, 42% të ardhura neto më tepër se janari 2015

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatimet kanë arritur të sigurojnë rreth 20 miliardë lekë të ardhura neto (nga tatimet e kontributet) në muajin janar 2016, sipas të dhënave paraprake. Në raport me janarin 2015, të ardhurat janë rritur me 42%.

Kjo rritje vjen pas ecurisë së dobët të janarit 2015, për shkak të problemeve që pati në atë kohë me sistemin e ri të deklarimeve online, që sapo filloi nga funksioni, raporton Monitor.

Të ardhurat tatimore ranë me 7.3% në vlerë absolute në janar 2015 (me bazë vjetore) dhe ato nga sigurimet shoqërore me 10%.

Në janar 2016, edhe në raport me planin, të ardhurat neto të tatimeve ishin rreth 2 miliardë lekë më shumë.

Të ardhurat tatimore ishin rreth 13 miliardë lekë deri në 29 janar, rreth 63% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe rreth 2.6 miliardë lekë më shumë se plani.

Kontributet ishin rreth 7.3 miliardë lekë, me një rritje prej 21% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rimbursimet ishin pothuajse dyfish më të larta se janari 2015, duke arritur në rreth 960 milionë lekë.

Tatimet e Tiranës dhe Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj kanë siguruar së bashku rreth 15 miliardë lekë, duke kontribuar në mbi 70% të të ardhurave të siguruara në total.

Pas tyre renditet Durrësi, me rreth 1.1 miliardë lekë.

Në fillim të këtij viti, tatimet e orientuan aksionin kundër informalitetit kryesisht te bizneset e mëdha. Kontrolli i inventarëve dhe ai i pagave te biznesit (bazuar në analizën e riskut) ishin dy drejtimet kryesore ku u përqendruan kontrollet e tatimeve.

  1. Realizimi në DPT:
  2. a) Realizimi i mbledhjes së të ardhurave neto total :

Plani i muajit Janar 2016: 17,149 milionë lekë.

Realizimi deri 29.01.2016: 19,050 milionë lekë, 111.1 %

Teprica: 1,901 milionë lekë

  1. b) Të ardhurat tatimore:

Plani i muajit Janar 2016: 10,508 milonë lekë

Realizimi deri 29.01.2016 13,131 milionë lekë 125.0 %

Teprica : 2,623 milionë lekë

  1. c) Kontributet:

Plani i muajit Janar 2016 : 6,641 milionë lekë

Realizimi deri 29.01.2016: 7,302 milionë lekë 109,9 %

Teprica : 661 milionë lekë

  1. d) Rimbursimi i kryer

Plani i muajit Janar 2016: Nuk është vendosur

Realizimi i kryer deri 29.01.2016: 957.9 milionë lekë

Krahasuar me Janar 2015:

Realizimi i mbledhjes së të ardhurave neto total:

Realizimi Janar 2016: 19,050 milionë lekë,

Realizimi Janar 2015: 13,413 milionë lekë

Teprica: 5,637 milionë lekë.

Realizimi: 111,1 % kundrejt planit 2016

142,0 % kundrejt Janar 2015

Të ardhurat tatimore:

Realizimi Janar 2016: 13,131 milionë lekë

Realizimi Janar 2015: 8,039 milionë lekë

Teprica: 5,092 milionë lekë

Realizimi: 125.0 % kundrejt planit 2016

163.3 % kundrejt Janar 2015

Kontributet:

Realizimi Janar 2016 7,302 milionë lekë

Realizimi Janar 2015: 5,995 milionë lekë

Teprica: 1.306 milionë lekë

Realizimi: 109,9 % kundrejt planit 2016

121.8 % kundrejt Janar 2015

Rimbursimi i kryer

Realizimi Janar 2016: 957.9 milionë lekë

Realizimi Janar 2015: 429.8 milionë lekë

Teprica: 528.1 milionë lekë

Realizimi: 222,9 % kundrejt Janar 2015

MONITOR

Next Post

“Guerrilsat” e Partizanit kërcënojnë policinë me kundërpërgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In