• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Taste of China” mbyll me shije Javën Kulturore të Kinës në Shqipëri

by E S
28/09/2025 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java Kulturore e Kinës u mbyll me veprimtarinë “Shije nga Kina”, në pedonalen “Murat Toptani” në qendër të kryeqytetit shqiptar.


Aktiviteti Shija e Kinës në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Kineze


Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, ne aktivitetin Shija e Kinës në Tiranë (Foto CMG)

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e pasqyruan në rrjetet sociale këtë aktivitet, duke ndarë dhe fotot e rastit.

Ata shkruan se përmes gatimeve të përzgjedhura dhe teknikave të trashëguara brez pas brezi, publiku përjetoi kuzhinën jo vetëm si ushqim, por si një art që përcjell histori, filozofi dhe harmoni.


Artiste kineze në aktivitetin Shija e Kinës në Tiranë (Foto CMG)

Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja thanë se “Taste of China” solli një udhëtim të veçantë gastronomik, ku shijet autentike dhe aromat tradicionale u bënë një pasqyrë e kulturës mijëravjeçare kineze në kuadër të Javës Kulturore Kineze.


Artiste kineze në aktivitetin Shija e Kinës në Tiranë (Foto CMG)

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, shoqëruar nga pjesëtarë të tjerë të ambasadës, duke u bërë pjesë e aktiviteteve e duke shijuar gatimet dhe atmosferën argëtuese, që nxiti kureshtje dhe pati pjesëmarrje të lartë nga qytetarët. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike në Shqipëri.Në stendat e vendosura në pedonale, qytetarë dhe turistë të shumtë provuan shijet e ushqimeve nga krahina të ndryshme të Kinës si dhe u argëtuan me dhuratat e fituara nga kuize njohëse për Kinën.


Aktiviteti Shija e Kinës në Pedonalen e Tiranës (Foto Atsh)

Java Kulturore Kineze u mbajt nga data 22-26 shtator, e organizuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.


Aktiviteti Shija e Kinës në Pedonalen e Tiranës (Foto CMG)

Aktivitetet e zhvilluara gjatë këtyre ditëve sollën një program të pasur organizimesh në Tiranë dhe Elbasan, që synuan të afrojnë dy kulturat dhe të krijojnë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Next Post
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndëhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndëhyrjen e NATO-s në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In