• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Task-Forca për ujin e pijshëm në Tiranë, ndërpriten 319 lidhje të paligjshme

by Java News
09/07/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijojnë punën për monitorimin e situatës në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm, duke ndërhyrë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Në zbatim të masave për menaxhimin më të mirë të situatës së ujit të pijshëm, të ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur, grupet e Task-Forcës e përqendruan aksionin e tyre në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. Kont Urani, Rr. Elbasanit, Rr. “Hoxha Tahsin”, Rr. “M. Shyri”, në zonën e “Liqenit të Thatë”, Rr. “Kosovarëve”, në “Qytetin Studenti”, zonën e “Parkut të Autobusëve”, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.

Gjatë punës në terren dy ditët e fundit, grupet e punës verifikuan 1623 raste duke identifikuar dhe shkëputur 319 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 25 gjoba për familjarë dhe për biznese të ndryshme.

Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar dhe ndërprerë të gjitha lidhjet e ujit që përdoreshin nga lavazhet e makinave. Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse.

Si pasojë e masave të marra nga Grupet Task Force, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, të shpërndara në gjithë territorin e Tiranës, përfshi zonat rurale, ashtu edhe atë urbane, është rritur dhe sensibilizimi i qytetarëve për vendosjen e matësve të ujit dhe për pagesat me ujin e pijshëm.

Vetëm dy ditët e fundit janë lidhur 154 kontrata të reja me ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime, si dhe 58 aktmarrëveshje. Gjithashtu, grupet e punës dhe specialistët e UKT instaluan edhe 380 matësa të rinj uji.

Qytetarët kanë në dispozicion dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

a.ç

Next Post
Sulm terrorist në Turqi, bombë kontigjentit ushtarak, ka viktima

Sulm terrorist në Turqi, bombë kontigjentit ushtarak, ka viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com