• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Task Forca për Turizmin mblidhet në Vlorë, ministrat: Problemet të zgjidhen menjëherë ose ka ndëshkime

by Java News
20/07/2019 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mblodhi ‘Task Forcën’ për turizmin në Himarë, sot ai së bashku me ministri Klosi e ministren e Shëndetësisë  u mblodhën në Vlorë në kuadër të sigurisë dhe menaxhimit për sezonin turistik.

Në këtë mbledhje strukturat vendore raportuan problematikat ndërsa nga ana e ministrave u la afat për të rregulluar gjendjen dhe problemet që hasin pushuesit.

“Nga 139 subjekte të kontrolluara në zonën e bregdetit në të gjithë qarkun e Vlorës vetëm 11 prej tyre kanë kontrata me bashkitë, ndërkohë që vetëm këtu ku jemi ka më shumë se 11 që e ushtrojnë këtë aktivitet, madje një numër i konsiderueshëm i këtyre aktiviteteve nuk ka nipt financiar”, tha ministri Klosi. Ai foli edhe për sigurinë në plazhe, detyrimin që kanë subjektet për tu pajisur me kulla vrojtimi dhe ruajtës plazhesh të certifikuar, që sipas ministrit lë për të dëshiruar.

“Ne patëm 0 jetë të humbura në plazhet e Vlorës vitin e kaluar ndërkohë që sivjet nuk është po i njëjti rezultat sepse edhe shifrat flasin që kemi më pak roje plazhi sesa vitin e kaluar. Vrojtues të certifikuar kemi vetëm 84 ndërkohë që duhet të kishim më shumë. Kemi më shumë pika të ngritura për kulla vrojtimi krahasuar me vjet, por që nuk janë funksionale. Edhe pse është mesi i korrikut akoma nuk kemi realizuar në të gjithë zonën e vijës bregdetare, vijëzimet e detit; ku lejohet notimi dhe ku lejohet levizja e mjeteve te shpejtesise. Vjet patëm përsëri një arritje të madhe në të gjithë zonën e bregdetit me 0 aksidente me jetë të humbura. Ndërkohë që parvjet mungesa e këtyre vijëzimeve na bëri që vetë në Vlorë të kishim 3 aksidente disa edhe me jetë të humbura të turitëve të huaj në qarkun e Vlorës”, tha ministri Klosi.

Ministri tha se në Vlora i ka të gjitha mundësitë që deti të shfrytëzohet gjithmonë e më shumë, e megjithatë kontrolli mbi mjetet që shfrytëzojnë gadishullin e Karaburunit dhe Sazanin është pothuajse minimal.

“Nëse vjet kanë qenë 2 sivjet janë 27 mjete që ofrojnë shërbimin në zonën e mbrojtur të Karaburunit që është një arritje për zonat e mbrojtura por përgjegjësia duhet të jetë gjithmonë e më e madhe. Meqë është dita e parë pas miratimit të Kodit Penal ku disa nga shkeljet e krimet mjedisore tashmë janë krime penale, I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të ushtrojnë më shumë kontrolle, për të evidentuar dhe ndëshkuar krimin mjedisor, tanimë me ligj”, tha ministri Klosi.

Për ministrin Lleshaj, mos zbatimi i legjislacionit në fuqi për menaxhimin e stacioneve të plazhit duhet zgjidhur në mënyrë immediate, përndryshe do të nisin ndëshkimet.

“Java tjetër është afati i fundit për nënshkrimin e kontratave për dhënien me qira të stacioneve të plazhit. Nga e hëna, ekipe të bashkisë të shkojnë në çdo subjekt që të firmosin kontratat për marrjen në dorëzim të plazheve ose të ikin përfundimisht, përndryshe do të ketë penalizime dhe procedime penale. Kontrata të jenë me efekt prapaveprues që nga koha kur subjektet kanë filluar të ushtrojnë aktivitetin”, tha ministri Lleshaj. Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar shërbim shëndetësor në çdo pikë turistike.

“Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor në 28 qendrat shëndetësore verore që funksionojnë në të gjithë zonat turistike, me trajnimin e vazhdueshëm të ekipeve mjekësore dhe koordinimin e punës nga urgjenca kombëtare në territor. Nga 1 Qershori kanë marrë shërbim mjekësor rreth 20 mijë pushues”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Për zëvendës ministren e Financave, turizmi është një nga sektorët prioritarë dhe strategjik që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Paketa fiskale që ne kemi sot për një kategori të madhe biznesesh deri në 5 milion lekë është me taskë 0, gjithashtu në ndryshimet e fundit të paketës fiskale, të gjithë subjektet në qarkullim nga 5-4 milionë lekë kanë reduktim me 5% të tatimit nga 15%, që ka qenë më parë. Shumë incentiva janë bërë edhe në fushën e akomodimit dhe shërbimeve në funksion të agrobiznesit, duke nxitur edhe agroturizmin. Por, të gjitha këto lehtësi, duhen shoqëruar edhe me masa ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin dhe ministria e Financës është padyshim pjesë integrale e Task Forcave për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe strukturat e saj kanë nisur kontrollet në terren për të identifikuar subjektet turistike, që veprojnë në shkelje të ligjit, duke cenuar mbarëvajtjen e sezonit turistik”, tha Ikonomi. /l.m

Next Post
Gjonaj ultimatum drejtorëve të Kukësit: Jeni të ngadaltë, përmirësohuni për 3 muaj ose ju shkarkojmë

Gjonaj ultimatum drejtorëve të Kukësit: Jeni të ngadaltë, përmirësohuni për 3 muaj ose ju shkarkojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
“Abuzoi me mua”/ Qytetarja 24-vjeçare denoncon qytetarin për pë***nim në policinë e Kavajës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!

September 28, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

“A doni të blini armë nga SHBA?”- Departamenti i Shtetit sqaron kërkesën dhe pyetjen që Trump i bëri homologut kinez Xi Jinping

September 28, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Pas përplasjeve dhe thirrjes për dorëheqje të Dukës ndaj Infantinos, FIFA nis auditimin ndaj FSHF-së!

September 28, 2026
A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

September 28, 2026
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

September 28, 2026
Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

September 28, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik, rreth 2 paund për litër!

September 28, 2026
Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com