• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Task Forca kundër krimit dhe momentumi i një arkitekture të re rendi dhe drejtësie

by A R
06/11/2017 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alteo Hysi

Kryeministri Rama njoftoi të dielën se këtë javë fillon punën një Task-Forcë e ngritur pranë policisë së shtetit me mision luftën kundër grimit të organizuar.

Sipas kreut të qeverisë, elementët e grupeve kriminale do të jenë shënjestër e Task-Forcës dhe epoka e të fortëve që përfitojnë nga njerëz të drejtësisë dhe politikanë të shitur te e keqja, do mbyllet njëherë e mirë.

Nuk ka asnjë diskutim që ngritja e Task-Forcës përforcon vetvetiu nevojën që Shqipëria të hyjë në fazën e saj më të rëndësishme të shtetbërjes- hapjen e një kapitulli final për rendin, sigurinë dhe raportin e të dyjave me drejtësinë. E shtron goditjen e të paprekshmëve si domosdoshmëri që nëse nuk realizohet tani përmes kësaj strukture, nuk ka për të ndodhur asnjëherë më vonë.

Në këtë kontekst, ngritja e kësaj task force nuk duhet parë as si një nismë momentale, reagim ndaj një situate që u kuptua pas rënies së mjegullës politike, as si një përgjigje ndaj thirrjes së ndërkombëtarëve për goditjen e të paprekshmëve, aq më pak si një aksion i shpejtë, i izoluar nga gjithë zinxhiri i aksioneve dhe punës së mëparshme të policisë së shtetit në këtë luftë.

Ngritja e task forcës duhet perceptuar si momenti kulmor i një lufte që ka nisur, me humbjet dhe fitoret e veta, në një sistem ku krimi ka qënë trashëgimi e pandëshkueshmërisë së tij.

Mjafton të kujtosh që vlera e aseteve kriminale të sekuestruara së fundmi nga aksionet e policisë është 35 milionë euro, për të kuptuar që ngritja e task forcës nuk është si të ngresh një kështjellë në rërë, por përqëndrim fuqish në luftën kundër krimit, në të cilën policia e shtetit, ka korrur tashmë rezultate që shërbejnë si themelet e arkitekturës së re të rendit, sigurisë dhe drejtësisë,

A mund të jetë kjo task-forcë garancia për atë që Rama e quan “ora e së vërtetës?” A do ta tregojë vërtet fytyrat e atyre që politikën e kanë mjet për të mbrojtur veten nga drejtësia?

Këtë do të mund ta shohim vetëm pas rezultateve që ajo do të korrë, duke patur në avantazhin e saj jo vetëm mbështetjen e FBI-së, por pikërisht kohën. Kohën në të cilën po ngrihet, që është një momentum i zhbërjes së një sistemi të vjetër dhe shansit për hapjen e një historie të re, njëherë e përgjithmonë. /lexo.al

Next Post
“Na je bërë si Baba Taku”… socialistët përplasen me njëri-tjetrin te ‘Siguria’

"Na je bërë si Baba Taku"... socialistët përplasen me njëri-tjetrin te 'Siguria'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com