• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TASK- FORCA/ Kryeministri Rama: “Ta pastrojmë Shqipërinë nga “të fortët”!

by Java News
31/07/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, gjatë mbledhjes së Task- Forcës antikanabis, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj të gjithë atyre personave të cilët e quajnë veten “të fortë” dhe kanë marrë peng në mjaft raste qytete të vendit, duke ushtruar veprimtari kriminale edhe në fushën e trafikut të drogës.

“Ta pastrojmë Shqipërinë nga ‘të fortët”, ka deklaruar Kryeministri në adresë të policisë. Sipas tij, duhet të marrë fund epoka ku kriminelë dhe ‘të fortë’ sillen si feudalë duke ushtruar veprimtari kriminale.

“Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar për personat me rekorde kriminale, pjesë të grupeve kriminale që kanë statusin të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm dhe lehtësisht të ndjekshëm penalisht te të goditshëm ndaj aseteve që kanë në zotërim.

Ky operaicon duhet përgatitur me shumë kujdes dhe nuk duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik, por menjëherë me rënien e fluksit të turistëve, të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve.

Janë elementë shumë shqetësues për komunitetin. Të vihen përpara përgjegjësisë për të justifkuar vlerat marramendëse të automjeteve të tyre. Të bëhet transparencë dhe të përgjigjen aty ku duhet përpara prokurorisë e gjykatës.

Esthë koha për ta pastruar Shqipërinë jo vetëm, nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kontaminojnë organizmin e komuniteteve tona, dhe kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, familjarëve e banorëve në të gjithë territorin e vendit ku këto feude të kanabisit janë shprehja më kuptimplotë e domosdoshmërisë për zhdukjen e tyre me goditjen pa mëshirë ndaj këtyre elementëve”, u shpreh Rama.

Ai me këtë rast ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit në drejtim të heqjes së njollës së Shqipërisë, si vend ku mbillet hashash. Rama ka vlerësuar se arritjet kanë qenë shumë të mëdha, por duhet vijuar dhe thelluar më tej puna duke cuar para ligjit edhe ata policë që bashkëpunojnë me trafikantët.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako që ishte i pranishëm në Zyrën Operacionale të Situatës për raportim të Task Forcës ka nënvizuar se objektivi kryesor i Policisë së Shtetit ishte monitorimi deri në skajin më fundor gjeografik të vendit nga toka e ajri për praninë e kanabisit si dhe goditja e grupeve kriminale. Çako shtoi se policia në momentin që flasim është në një situatë pothuajse të plotë kontrolli.

“Objektivat kryesore të policisë së shtetit, si rezultat i punës së bërë, monitorimit deri në skajin më fundor gjeografik nga toka e ajri, jemi në një situatë plotë kontrolli. Të gjitha strukturat e shtetit vijojnë kontrollin në vendet ku mund të mbillen fidanë kanabisi, janë kryer 3700 kontrolle. Evidentimi dhe goditja e grupeve kriminale që synojnë të trafikojnë lëndën narkotike. Janë angazhuar të gjitha forcat e policisë në kuadër të kësaj pune, qoftë për të dëmtuar asetet që janë krijuar nga shitja e trafikimi i lëndë narkotike. Po hetohen 5 grupe të strukturuara kriminale, janë evidentuar pasuritë e asetet kudo që i kanë, shtëpi, truall, automjete, biznese.

Policia e Shtetit është e vendosur për ta finalizuar me sukses këtë betejë si dhe të çojë përpara gjykimit ata zyrtarë që nuk kryejnë dertyrën si duhet,” tha Çako.

ma.me/javanews.al

 

Next Post
TIRANE/ Motra ther me thikë motrën e saj, arrestohet nga policia

TIRANE/ Motra ther me thikë motrën e saj, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

April 22, 2026
Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

April 22, 2026
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

April 22, 2026
Skandali i festave me eskorta, dalin përgjimet për lojtarin e Serisë A: Jam shtatzënë…

Skandali i festave me eskorta, dalin përgjimet për lojtarin e Serisë A: Jam shtatzënë…

April 22, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

April 22, 2026
“Do rrisim trupat në 460 mijë”,  Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039

“Do rrisim trupat në 460 mijë”, Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039

April 22, 2026
Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës

Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës

April 22, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Me urdhër të SPAK/ Operacion kundër Call-Center-ave mashtrues, Policia dhe BKH kontrolle në Tiranë

April 22, 2026
Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

April 22, 2026

E keqja më e madhe: Berisha etj.

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In