• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Task-Forca e konfirmon: Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri me koronavirus. Manastirliu ka një apel për lajmet e rreme

by Java News
24/02/2020 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se sot nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërkaq 6 të dyshuar kanë rezultuar negativë.

Sot është mbledhur në Rinas, në sallën e mbledhjes së emergjencave të aeroportit Task- Forca ku Manastirliu ka raportuar se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri këtë mëngjes të 24 shkurtit, ndërkohë edhe 6 raste që kanë qenë të dyshuar pas analizave kanë rezultuar negativ, pra nuk kanë pasur koronavirus.

Po ashtu ministrja ka komentuar edhe lajmet e rreme që kanë qarkulluar ditën e djeshme duke thënë se qytetarët dhe mediat duhet t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, pasi paniku nuk duhet t’i zërë vendin arsyes.

”Nga pikëpamja e përballjes pikërisht me një virus të tilël na bën të jemi jo vetëm të përgjegjshëm por edhe të ecim me transparencë për të gjitha masat që jemi duke ndërmarrë. Në komunikimin me publikun dhe mediat e kemi thelbësor për të shmangur çdo dizinformim që është një element pasi edhe dje jo pak mesazhe nxitën panik. Nuk është koha që paniku t’i zërë vendin arsyes. Koha për fakte. Koha për mendimet e ekspertëve. Kemi ekspertët më të mirë të Institutit të Shëndetit Publik dhe strukturave tona për ndjekjen e planit të Task-Forcës.

Ndaj dua këtu që edhe t’ju ftoj si media për t’ju patur bashkëpuntorë ashtu si dhe qytetarët duhet të jenë bashkëpuntore në një situatë që nuk do panik por racionalitet. Jemi përballur dje me lajme të rreme, me mesazhe që nuk ishin të vërteta dhe të cilat kemi reaguar. Dua që t’ju them ju si media që ndiqni këto lajme dhe dua t’ju falenderoj për ato çfarë keni përcjellë. Qytetarët t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe informacioni ditor që jep për publikun dhe mediat dhe informacionet të Institutit të Shëndetit Publik.

Dua të them edhe njëherë që është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me ju. Jemi të hapur siç kemi qenë për të komunikuar 24 orë në 7 ditë për ju. Jemi në gatishmëri për t’u përgjigjur për punën që po bëjmë dhe për çdo shqetësim që ka publiku. është normale të kesh shqetësime në këtë situatë por paniku nuk duhet të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. E kërkoj me mirëkuptim dhe ne do të jemi të hapur. Me shumë përgjegjësi do të administrojmë këtë ngjarje, kemi përballuar situata të tjera si tërmeti ku kemi treguar profesionalizëm. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Ju kemi informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku 6 raste janë analizuar kanë rezultuar negative”, tha ministrja Manastirliu. /e.s/

Next Post
FOTO/ Një tjetër rrugë në kryeqytet bëhet me rrjet të ri ujësjellësi

FOTO/ Një tjetër rrugë në kryeqytet bëhet me rrjet të ri ujësjellësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In