• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Task-Forca Anti-korrupsion shkarkon 7 zyrtarë, 26 masa disiplinore

by Java News
03/10/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në kuadër të luftës antikorrupsion gjatë kësaj jave janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa theksoi se do të ketë tolerancë zero ndaj korrupsionit.

Gjonaj tha se “Task Forca Antikorrupsion në javën që lamë pas, ka përfunduar një sërë kontrollesh në disa institucione të rrethit të Lezhës, që ofrojnë shërbime publike në këtë rreth, konkretisht si: Spitali Rajonal Lezhë,  AKU, Drejtoria Rajonale Lezhë, Drejtoria Bujqësore Lezhë.

“Si rezultat, i gjetjeve të inspektimeve të Task-Forcës, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil. Konkretisht është rekomanduar largim nga shërbimi civil për:1 inspektor të Drejtorisë Rajonale Lezhë AKU, si dhe 6 inspektorë të Drejtorisë Tiranë të AKU, të cilat janë angazhuar në inspektime pranë drejtorisë së Lezhës” tha ajo.

Më tej ministrja sqaron se nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda, në kufijtë e veprës penale për të cilat Task Forca Antikorrupsion së bashku me strukturat përgjegjëse ka depozituar kallëzimet penale pranë organit të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Lezhë”.

Po ashtu, Gjonaj  shton se “Bazuar, në shkeljet e konstatuara është depozituar kallëzim penal për 7 punonjës të niveleve të ndryshme të këtyre institucioneve. Konkretisht për: Ish-drejtorin e AKU-se Lezhë si dhe 6 inspektorë të këtij institucioni, të cilët dyshohet të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime që kanë cënuar rëndë përmbushjen e detyrimeve ligjore në lidhje me sigurinë ushqimore.”

Gjithashtu, ministrja Gjonaj tha  se “një sërë operacionesh të finalizuara me sukses gjatë kësaj jave, falë procedimeve proaktive të policisë së shtetit në bashkëpunim me strukturat përkatëse, kanë goditur disa raste të korrupsionit, duke arrestuar në flagrancë punonjës të niveleve të ndryshme:  2 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë;8 punonjës policie, nga të cilët 2 në Komisariatin Nr.1 në Tiranë dhe 6 në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë në Gjirokastër.2 inspektorë të hetimit tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim”.

“ Bashkëpunimi dhe besimi që qytetarët kanë treguar duke denoncuar rastet e tyre në platformën shqipëriaqeduam.al, na mundësojnë që të gjithë strukturat e qeverisë të bashkëveprojnë për një qëllim të vetëm, për të mos toleruar asnjë punonjës të administratës që abuzon me detyrën dhe kërkon rryshfet për shërbimin ndaj qytetarëve.Ne jemi të vendosur ta kryejmë me Zero Tolerancë, luftën kundër korrupsionit, këtë sfidë kaq të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor dhe sigurimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët”, thekson ministrja.

a.ç

Next Post
Merni masa për të dielën, trafiku në qendër do jetë i bllokuar. Ja çfarë do të ndodhë

Merni masa për të dielën, trafiku në qendër do jetë i bllokuar. Ja çfarë do të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In