Deputeti demokrat Astrit Patozi është fokusuar në fjalën e tij në Parlament në rrezikun që sipas tij i kanosen zgjedhjet e vitit të ardhshëm nga qeveria. Ai u ndal te deklaratat e Ramës që gjatë fushatës u shpreh kundër Trump.
“Sot shumë njerëz presin që Edi Ramës t’i kthehet restoja ëpr atë që quhet gafë e rëndë. Shumë presin që ndonjë këshilltar t’i shkojë Trump e t’i thojë se çka thënë për të kryeministri i vendit të shqiponjave. Shumë presin që ndëshkim do të ketë. Por unë nuk bëj pjesë te kjo kategori, nuk pres që ai të ndëshkohet. Jo vetëm sepse e di që presidenti amerikan nuk mund të funksionojë sipas stereotipeve tona. Por se mendoj se Rama e ka marrë atë që kërkoi. Jo se nuk i’u realizua dëshira, por se Uashingtoni e cilëson udhëheqës jo serioz”, tha Patozi.
Duke i’u referuar zgjedhjeve amerikane, ai tha se ato duhet të jenë shembull për klimën e zgjedhjeve në Shqipëri.
“Zotëria që ka 7 vite që humbi zgjedhjet e 2009, akoma si ka njohur dhe është gati të hapë kutitë ‘ose largohu’. Një vit më parë u thoshte qytetarëve se vetëm budallenjtë mund të votojnë opozitën. Zgjedhjet n Amerikë mund të na shërbejnë si shembull për reformën dhe një mjedis normal për zgjedhjet. Duke qenë i bindur se çdo aventurë e kësaj mazhorance do të ishte shumë e rrezikshme për vendin. Zgjedhjet ameriakne na shërbyen si leksion për zgjedhjet tona”, tha Patozi./a.m.