• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tashmë nuk ёshtё nevoja tё jesh ekspert pёr tё krijuar faqe interneti

by Java News
11/06/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mega Holding Balkan prezanton produktet e saj

Në mbledhjen e përmuajshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi të mbështetur nga MEGA Holding Balkan, u prezantuan produktet në fushën e krijimit të faqeve të internetit të kësaj kompanie.

Z. Mesut Opengin, Kryetar Themelues i filialit të Turqisë dhe njëkohësisht Partner i filialit të Ballkanit prezantoi kompaninë MEGA Holding Balkan, e cila operon në Turqi që prej vitit 2007. Ajo disponon përfaqësi në 28 vende në Evropë dhe gjashtë vende në Ballkan. Që prej vitit 2016 kanë hapur përfaqësi edhe në Azerbajxhan.

Objekti i këtij biznesi është ofrimi i shitjes dhe shërbimit për krijimin e faqeve të internetit në të 54 vendet ku ata disponojnë përfaqësi.

“Kur ju futëm kësaj rruge, e dinim se një pjesë e vogël e njerëzve që fitojnë miliarda dollarë nga ky sektor, do t’i sulmonin kudo që të shkonim. Në vend që të hapnim një degë në çdo qytet apo qytezë ku ofronim shërbim, ne vendosëm t’i jepnin mundësinë çdo klienti të bëhej njëkohësisht edhe përfaqësuesi ynë.”,  shpreh ai.

Me modelin e biznesit SHITJE TЁ DREJTPЁRDREJTA dhe me platformën e përfitimit MLM (Multi Level Marketing, Marketing me Shumë Nivele) MEGA Holding Balkan arriti të ofronte shërbime në 54 vende të botës.

Prej mëse 10 vjetësh, ata punojnë me objektivin që faqet e internetit nuk duhet të jenë vetëm pronë e industrialistëve dhe kompanive me të ardhura të larta, por ato duhet të jenë një mjet komunikimi i çdo individi për t’u integruar me botën moderne për të qenë sa më konkurrues në këtë treg global.

Slogani i tyre është ECD “Everybody can design”, dmth çdokush mund të projektojë dhe dizenjojë faqen e tij të internetit.

Tashmë është e qartë që faqet e internetit dhe shërbimet mujore të shitura për vlera shumë të mëdha, tani mund të kryhen fare lehtë personalisht si nga një profesor ashtu edhe nga një person me arsim fillor.

Megjithëse kjo situatë i bën ata objekt sulmi kundrejt disa segmenteve të caktuara, ata janë të lumtur që u ofrojnë qytetarëve mundësinë për të qenë prezent dhe për të thënë fjalën e tyre në këtë botë globale.

Kultura shqiptare është e pasur, gjeografia dhe popullsia e saj e vogël, ndërsa shqiptarët janë inteligjentë dhe punëtorë. Ata duan që vizionin për t’i bërë të gjithë pronarë të faqeve individuale me modelin e shitjes direkte që kanë krijuar në Turqi, ta zbatojnë edhe këtu dhe në vendet e tjera që janë prezent. “Ne, -vijoi Z. Opengin, – nuk kemi ardhur këtu për të shitur disa mijëra faqe interneti, por për të qëndruar gjatë”.

Produktet dhe Përfitimet

Fatih Yazici, Partneri i filialit të Ballkanit dhe Drejtor i Përgjithshëm i tij vijoi më tej me prezantimin e produkteve të ofruara. “Tashmë jemi në epokën e informacionit. Tastet e tastierës sjellin në duart tona edhe pikat më të largëta të globit. Shpikja më e madhe e kohës tonë, Interneti, ka ndryshuar çdo gjë, që nga telefonat që mbajmë në dorë deri televizorët apo pajisjet e tjera.”, u shpreh ai.

Globalizimi i ekonomisë botërore e ka bërë botën më të vogël dhe e ka detyruar tregtinë të riorganizohet. U krijuan sektorë me koncepte të reja si e-commerce. Sot ky sektor ka arritur $ 2 trilionë dhe vazhdon e rritet akoma çdo ditë.

Interneti ndikon drejtpërdrejt mënyrën tonë të jetesës, duke filluar që nga gjetja e emrave për të porsalindurit, deri tek recetat e gatimit apo diagnostifikimi i sëmundjeve që mund të kemi.

Këto kërkesa kanë bërë që të krijohen depo virtuale informacioni që ne i quajmë dhe ndryshe faqe interneti. Deri dje, kur thuhej dizenjim dhe projektim faqeje interneti, të vinte ndër mend inxhineria informatike dhe teknologjisë dhe një strukturë shumë e komplikuar, gjë që i bënte ata që kishin një faqe të këtillë shumë më prestigjiozë.

Z.Yazici tha se “Brenda një kohe shumë të shkurtër në Shqipëri janë arsimuar të rinj, që janë në gjendje të fitojnë çmime ndërkombëtare në projektimin dhe dizenjimin e faqeve të internetit; janë krijuar faqe që bëjnë tregti elektronike; janë publikuar faqe kulturore dhe artistike. Pra paskemi patur të drejtë kur thoshim se po t’i jepej mundësia çdokujt, secili do të mund të krijonte faqen e tij të internetit.”

Një amvisë shqiptare që ndan recetat e saj të gatimit, një avokat që ndan njohuritë e tij juridike, një fermer që ndan njohuritë e tij bujqësore, një mjek që ndan eksperiencat e tij mjekësore, pra i kemi ofruar çdokujt mundësi të barabarta me thjeshtimin e krijimit të faqeve personale të internetit pa dallim faktorësh ekonomik apo social.

Kompania i ofron mundësinë çdo personi që ka dëshirën dhe vullnetin për t’u bërë i pasur dhe ndjerë i vlerësuar. Ata që deri dje nxeheshin kur thuhej që çdokush do të ketë një celular, sot i rezistojnë idesë që çdokush mund të ketë një faqe personale interneti.

Me modelin e biznesit SHITJE TE DREJTPERDREJTA dhe me platformën e përfitimit MLM, kjo kompani i ofron të njëjtat mundësi si amvisës ashtu edhe shkencëtarit.

Ky model i shitjes së drejtpërdrejtë, është i vetmi model i pranuar në të gjithë botën që u lejon  mundësi të barabarta për të fituar si nga shtëpia, zyra apo nëpërmjet celularit nga kafeneja juaj.

Mega Holdings Balkan ndjehet shumë e nderuar që u ofron mundësinë, shërbimin dhe trajnimin e duhur për ta kthyer në fitimprurës internetin, kaq i pazëvendësueshëm si për ju, ashtu edhe për të gjithë njerëzimin.

Next Post

Kapet skifteri nga Tirana, grabiste kasetofonat e automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In