• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Tashmë duhet ta shikoj në varreza…”, tragjedia në SHBA: Vëllai humbi jetën duke shpëtuar motrën

by A R
18/04/2023 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshent, i cili ishte mes 4 viktimave nga të shtënat në një festë ditëlindje në Alabama të SHBA-së vdiq duke shpëtuar jetën e motrës së tij. Phill Dowdell, 18 vjeç, shtyu motrën Alexis Dowdell, e cila ishte vajza që kishte ditëlindjen në tokë kur plasën të shtënat.

“Gjëja e fundit që i thashë ishte të qëndronte i fortë”, tha Alexis për BBC. 32 persona mbetën plagosur si pasojë e sulmit. Alexis tha se Phil kishte shkuar ta merrte pasi kishte dëgjuar se dikush kishte një armë. Kur shpërthyen të shtënat ai e shtyu në tokë para se të dy të ndaheshin në turmë.

Më vonë, ajo e gjeti sërish vëllain i cili ishte pranë vdekjes, i pamundur për të folur. Alexis ka treguar se e mbajti në krahë dhe se i vëllai hapi sytë e më pas ndërroi jetë.

Alexis dhe mamaja e tyre, LaTonya Allen, thanë se nuk e dinë se çfarë i shkaktoi të shtënat. Allen tregoi se djali e ka bërë krenar në çdo mënyrë.

“Një pjesë e zemrës është thyer. Ai duhej të diplomohej muajin e ardhshëm. Në vend ceremonisë së diplomimit më duhet të shkoj në varreza të shoh djalin tim”, tha ajo.

Në lidhje me ngjarjen, policia nuk ka shpallur ende asnjë të dyshuar apo një motiv për atë që ndodhi në Dadeville, një fshat i vogël me rreth 3 mijë banorë. Autori është ende në arrati.

Nga kjo ngjarje shumë e rëndë humbën jetën edhe Shaunkivia Smith, 17 vjeçe, Marsiah Collins, 19 vjeç, dhe Corbin Holston 23 vjeç.

Të afërmit e Smith kanë treguar se ajo do të diplomohej shumë shpejt. Ndërsa Collins luante futboll, por shpresonte të bëhej avokat. Holston kishte shkuar në festë për të parë një anëtar të familjes pasi kishte dëgjuar se po krijonte probleme.

Dëshmitarë kanë thënë se para të shtënave dëgjuan thashetheme se dikush kishte marrë një armë në festë. LaTonya Allen ka ndezur dritat dhe ka folur në mikrofon duke kërkuar të largohet kushdo që ka armë me vete. Askush nuk u përgjigj dhe ajo rifiku dritat. Pas kësaj ndodhi gjithçka.

/a.r

Next Post
4000 forca ajrore në gatishmëri, SHBA “tregon dhëmbët” përballë çdo kërcënimi

4000 forca ajrore në gatishmëri, SHBA “tregon dhëmbët” përballë çdo kërcënimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In